Këtë tregim e shënon Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Imam Ahmedi dhe është transmetuar në shumë libra të sunnetit.
Shënon Imam El Buhari nga Abdullah b. Abasi se i Dërguari i Allahut shkroi një letër dhe ja dërgoi Kajserit me të cilin e thërriste në islam. Këtë letër e dërgoi përmes shokut të tij Dihjetul Kelbij të cilin e urdhëroi i Dërguari i Allahut që këtë letër të ja dërgojë të madhit të Busras që ta dërgojë këtë letër deri te Kajsari.
Kur Kajseri kishte ngadhënjyer ndaj ushtrisë persiane shkoi prej Himsit në Ilija për ta falënderuar Allahun për atë dhunti që ja dha. Kur Kajserit i erdhi letra e të Dërguarit të Allahut dhe pasi që e lexoi tha: më gjeni një njeri prej popullit të tij që të pyesim për këtë Pejgamber të Allahut. Tha Ibën Abasi: Më tregoi Ebu Sufjani se ai në atë kohë ishte në Sham (Siri) me disa njerëz tjerë prej Kurejshitëve të cilët kishin ardhur të bënin tregti në kohën që ishte mes Pejgamberit dhe Kurejshitve pabesimtar. Thotë Ebu Sufjani: U nisëm unë dhe disa shokë të mi dhe na futën tek mbreti. Ishte ulur mbi fronin e tij. Mbi kokë kishte kurorën dhe afër tij ishin tubuar paria romake.
Thirri përkthyesin e tij dhe tha Herakliu:
Cili prej jush është më afër familjarisht me këtë person i cili pretendon se është Pejgamber? Tha Ebu Sufjani: Unë jam më afër me të familjarisht. I tha: cila është afërsia mes teje dhe atij?. I thash: ai është djali i axhës tim. Herakliu tha: afrojeni këtë njeri afër meje dhe afroni shokët e tij afër meje. Pastaj i tha përkthyesit të tij: thuaju atyre se unë do ta pyes këtë njeri për atë pejgamber. Nëse ky gënjen atëherë tregoni për gënjeshtrën e tij. Ebu Sufjani tha: për Zotin sikur mos të ishte turpi se shokët e mi do të më përgënjeshtrojnë atë ditë nuk do të ja kisha thënë të vërtetën Herakliut. Por, u turpërova dhe e thash të vërtetën. Herakliu tha: A ka një prejardhje të mirë të farefisit?. I thash po. Më tha: A ka dikush prej farefisit tuaj që ka ardhur më herët me atë që ka ardhur ky njeri? I thash jo. Më tha: a ka pasur dikë prej të parëve të tij që kanë pasur mbretëri?. Thash jo. Ma tha: atë e pasojnë paria apo të dobëtit? Thash se të dobëtit e pasojnë. Më tha: a shtohen më shumë apo pakësohen? I thash shtohen. Më tha: a ka dikush prej tyre që e lë atë fe nga urrejtja pasi që ka hyrë në të? I thash jo. Më tha: para se të vij me këto fjalë a e keni akuzuar ndonjë herë me gënjeshtër? I thash jo. Më tha: a mashtron? I thash jo ne jemi në një interval me të që nuk e dimë se çka do të bëjmë në të ardhmen. Thotë Ebu Sufjani dhe nuk më dha hapësirë që të flas edhe diçka tjetër në lidhje me këtë. Më tha: a e keni luftuar? I thash po. Tha: si është lufta e juaj ndaj tij. I thash lufta mes nesh ende vazhdon i sjellim dëme atij edhe ai na sjell dëme neve. Më tha: në çka ju urdhëron?. I thash se na thotë që të adhurojmë vetëm Allahun dhe mos ti bëjmë Atij asnjë shok dhe ti lëmë ato që thonë baballarët tanë. Na urdhëron me namaz, zekat, sinqeritet, me ruajtje të nderit.
Herakliu iu drejtua përkthyesit dhe i tha: thuaj ( Ebu Sufjanit): të kam pyetur për prejardhjen e tij dhe më the se ka një prejardhje të mirë dhe ka respekt në fisin tuaj. Kështu edhe Pejgamberët dërgohen tek ajo familje që ka respekt në farefisin e tyre. Të pyeta se a ka dikush nga familja e tij që ka thënë me herët këto fjalë. Më the se jo. Sikur të kishte thënë dikush prej farefisit para tij këto fjalë, do të kisha thënë se pason dikë prej të parëve të tij. Të pyeta se a ka pasur dikush prej të parëve të tij ndonjë sundim. Më the se jo. Sikur të ishte e vërtetë do të kisha thënë se ai qenka një njeri që kërkon sundimin e të parëve të tij. Të pyeta se a e keni akuzuar më gënjeshtër ndonjë herë para se t’i thoshte këto fjalë. Më the se jo. Atëherë e kuptova se ky njeri nuk është prej atyre që i rren njerëzit asnjë herë e që të rrej për Allahun. Të pyeta se ata që e pasojnë a janë prej parisë së popullit tuaj apo prej të dobëtëve. Më the se të dobëtit e pasojnë, e kështu janë pasuesit e pejgamberëve. Të pyeta se a shtohen apo pakësohen. Ti më the se ata për çdo ditë shtohen më shumë. Kështu është edhe çështja e imanit gjersa të plotësohet. Të pyeta se a ndodhë që dikush prej tyre ta lë këtë fe për shkak të urrejtjes pasi që ka hyrë në të. Më the se jo. Kështu është edhe imani kur atë e shijojnë zemrat. Të pyeta se a mashtron. Më the se nuk mashtron. Kështu janë pejgamberët. Të pyeta se a e keni luftuar dhe a ju ka luftuar ai. Më the se konflikti mes nesh vazhdon, e dëmtoni atë dhe ai ju dëmton juve. Kështu janë pejgamberët sprovohen pastaj fundi është në anën e tyre. Të pyeta se me çka ju urdhëron. Më the se ai ju urdhëron që ta adhuroni Allahun dhe mos ti shoqëroni atij shok dhe ju ndalon që ti adhuroni idhujt. Më the se ju urdhëron me namaz me sinqeritet, dhe me ndershmëri. Nëse kjo që ti e thua është e vërtetë sundimi i tij do të arrij te këmbët e mija. E kam ditur se ai ( pejgamberi) do të vij. Por, nuk kamë ditur që do të vij prej jush. Sikur ta di që arrij tek ai do të kisha bërë çdo gjë që është e mundur për të arrit dhe sikur të isha tek ai do të ia kisha larë këmbët. Pastaj kërkoi shkresën të cilën e kishte dërguar i Dërguari i Allahut me Dihjetul Kelbin dhe filloi ta lexoj Herakliu ku në të gjendeshin këto fjalë:
Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit. Prej Muhamedit rob dhe i dërguar i Allahut te Herakliu, i madhi i romakëve. Paqa qoftë mbi atë që pason udhëzimin. Pastaj: unë të thërras në thirrjen islame. Prano islamin që të shpëtosh, Allahu do ti jap dy shpërblime. Ndërsa nëse ti ia kthen shpinën dije se do të bartësh mëkatin e tërë erisijinve: .."O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!" ( ali imran 64)
Ebu Sufjani tha: kur e tha atë që u lexua filluan zhurma dhe u ngritën zëra në praninë e tij dhe na nxorën prej tyre. Kur dolëm me shokët e mi dhe u vetmuam ju thash atyre. Ky mbreti i Beni Askar dhe po frikohet. Tha Ebu Sufjani: për Zotin nuk kam shtuar asnjë argument duke e ditur se çështja e tij do të përhapet gjersa Allahu futi në zemrën time islamin duke e urrejtur unë atë.
Ibën Nadhuri ishte mëkëmbësi i Ilijës nga Herakliu. Ai ishte mbi të krishterët i cili tregonte se kur Herakliu erdhi në Ilija një ditë u zgjua në një gjendje të keqe. Priftërinjtë i thanë: sot je ngritur me një pamje jo të mirë. Ibën Nadhur tregon se Herakliu ishte prej atyre që shikonte në yje dhe kur e pyetën të pranishmit ju tha: Sonte kur kam shikuar në yje kam parë se një mbret i bërë sunnet është paraqitur. Kush është prej këtij ummeti që bëhet sunnet. I thanë se vetëm jehuditë janë ata të cilët bëhen sunnet dhe mos të shqetësojë çështja e tyre. Shkruaj nëpër qytetet tua që ti mbysin jehudit kudo që i gjejnë. Kur këta ishin në këtë gjendje duke biseduar mbreti i Gasanit kishte dërguar një njeri i cili e informoi për lajmin e Pejgamberit. Kur mori lajmin Herakli tha: shkoni dhe shikoni në këtë njeri a është i bërë sunnet apo jo. Kur e panë se ky njeri ishte i bërë sunnet dhe i pyeti për arabët, kur i tregoi se arabët bëhen sunnet, Herakliu tha: ky njeri që është paraqitur është sundimtari i atij populli.
Pastaj Herakliu i shkroi një shokut të tij në Rumije i cili ishte i njëjtë në dije me të. Kur shkoi Herakliu në Hims ende pa arritur në Hims i erdhi letra prej shokut të tij që ishte i një mendimi me Herakliun për ardhjen e Pejgamberit. Herakliu i thirri të mëdhenjtë e romakëve në një fshat të Himsit, pastaj urdhëroi që të mbyllen dyert dhe pastaj doli para tyre dhe ju tha: o paria e romakëve. A dëshironi shpëtimin dhe udhëzimin dhe që të forcohet edhe më shumë sundimi i juaj të pranoni këtë pejgamber. Ata filluan të ikin me ikjen e gomerëve të egër në drejtim të dyerve dhe i panë se dyert ishin të mbyllura. Herakliu kur pa largimin e tyre dhe humbi shpresat në imanin e tyre tha. Ktheni ata tek unë dhe pastaj ju tha. Unë me thënien time më herët kisha për qëllim që të provoj se a jeni të fortë në fenë tuaj dhe e pash këtë. Atëherë i ranë në sexhde dhe u pajtuan me të dhe kjo ishte çështja e fundit e Herakliut.
Ky tregim i Herakliut me Ebu Sufjanin është shënuar në librat e vërteta. E tërë kjo na tregon qartë se Herakliu ishte një sundimtarë i mençur i cili ndoqi një metodë shkencore në vërtetimin e Pejgamberllëkut të Muhamedit alejhi selam. Ai nuk e refuzoi dhe nuk e mohoi një gjë të tillë dhe nuk u bë mendjemadh sikur që bëri Kisra mbreti persian. Por, Herakliu polemizoi dhe hulumtoi gjersa të vërtetohet në çështjen e Pejgamberit që të ndërtoi mendimin e tij mbi këto të dhëna. Por, atë e mashtroi trimëria e tij dhe dëshira e tij për post dhe udhëheqje. Ai zgjodhi atë që tretet nga ajo që mbetet. Por, ajo që na intereson neve është metoda të cilën e ndoqi Herakliu në njohjen dhe vërtetimin e Pejgamberit. Pyetjet të cilat i parashtroi, hulumtimin që e bëri na japin një argument të paluhatshëm se ky njeri, Muhamedi ishte pejgamberi të cilin ai e priste.
Çdo i mençur dhe me natyrshmëri të pastër kur dëgjon këto pyetje dhe e sheh këtë hulumtim, i bëhet e qartë mençuria dhe përvoja e pyetësit me të cilën ai arriti ta di se ky njeri a është i sinqertë apo gënjeshtar dhe me këto pyetje dhe me këto hulumtime ai arriti ta vërtetojë një gjë të tillë.
Para se të paraqesim këtë metodologji të cilën e ndoqi Herakliu e cila ndërtohet mbi tri gjëra esenciale: të shikuarit në çështjen e Pejgamberit dhe në historinë e tij. Shikimi në ndihmën e Allahut apo në poshtërimin e tij për ata që pretendojnë pejgamberllëk. Si dhe shikimi në bazamentin e këtij mesazhi. Duam që ti shtojmë disa shtojca të rëndësishme në lidhje me këtë tregim si:
Letrën që ia ktheu Herakliu Pejgamberit:
Imam Ahmedi në musnedin e tij shënon hadithin i cili na bën të dimë se Herakliu dërgoi një letër te i Dërguari i Allahut si kthim për letrën që ja kishte shkruar i Dërguari i Allahut. Transmeton Ahmedi me zinxhirin e tij nga Seid b. Ebi Rashid i cili thotë: në Hims kam takuar personin që e kishte dërguar Herakliu tek i Dërguari i Allahut. Ai ishte fqiu im, ishte në moshë të shtyrë dhe i thash: A nuk më njofton për letrën që ia ka dërguar Herakliu Pejgamberit dhe për letrën që Pejgamberi ia ka dërguar Heraklit. Tha: kur i erdhi letra Herakliut nga i Dërguari i Allahut Herakliu kërkoi një njeri prej arabëve që ishte prej krishterëve arab dhe tha: më gjeni një njeri i cili di mirë gjuhën letrare arabe që ta dërgoi tek ky njeri që ti kthej përgjigjen e shkrimit të tij. Më thirrën mua dhe Herakliu më dha letrën dhe më tha: Dërgoje këtë letër timen deri tek ky njeri dhe mbaj në mend tri gjëra me rëndësi. Shiko se a mban mend diçka nga letra që ma ka dërguar. Nëse e lexon letrën time shikoje a e përmend natën, dhe shiko në shpinën e tij a ka diçka që të bën të dyshosh.
Pastaj dërguesi thotë: u nisa me letrën time gjersa arrita në Tebuk kur e pash atë ishte i ulur në mesin e shokëve të tij duke pirë ujë dhe thash: ku është shoku i juaj. Më thanë: ja ku është atje. U afrova afër tij dhe u ula duke ja dhënë letrën. E vendosi në shatorin e tij pastaj më tha: Prej nga je ti. I thash un jam dërguesi. Më tha: a dëshiron të hysh në islamin e pastër në islamin e babait tënd Ibrahimit. I thash: Un jam dërgues i një populli dhe jam në fenë e tyre, nuk kthehem nga feja e tyre gjersa të kthehem tek ata. Qeshi dhe më tha: Ti nuk udhëzon atë që do, por Allahu është ai që udhëzon atë që do. O vëlla dërgues. Unë i kam shkruar një letër Kisras dhe ai e ka shqyer atë. Allahu do ta shqyej atë dhe sundimin e tij. I kam shkruar Nexhashiut dhe ai e ka copëtuar. Allahu do ta copëtoj atë dhe sundimin e tij. I kam shkruar edhe shokut tuaj dhe e ka pranuar. Dhe njerëzit ende vazhdojnë të jetojnë në mirësi. I thash: Këto janë tri gjëra me të cilat më ka porosit mbreti im. E mora një shigjetë prej këllëfit tim dhe shkrova në lëkurën e shpatës time. Pastaj e mori letrën një njeri nga ana e majtë e tij dhe ju thash: kush është ai që ju lexon letrat juve? Thanë Muavija. Kur në letrën e Herakliut shkruante: ti po më thërret në Xhennetin gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka që është përgatitur për të devotshmit atëherë ku është zjarri? I Dërguari i Allahut tha: Subhanallah e ku shkon nata nëse vjen dita. E mora një shigjetë prej këllëfit tim dhe e shkrova këtë fjalë në lëkurën e shpatës time. Kur përfundoj leximin e letrës tha: Ti ke te drejtë dhe me të vërtetë je një dërgues, sikur të kishim ndonjë dhuratë do ta kishim dhuruar, por ne jemi në udhëtim. Tha: Pastaj thirri një njeri prej mesit të njerëzve duke thënë: Unë do ti dhuroj diçka. Nxori një stoli margaritari dhe e vendosi në xhepin tim. Thash: Kush është ky i cili po më dhuron këtë dhuratë? Më thanë: Uthmani. Pastaj i Dërguari i Allahut tha: kush e përcjell këtë njeri. U ngrit një djalosh prej ensarve dhe tha: unë. Shkova me të gjersa dolëm prej vendit të ndejës kur më thirri i Dërguari i Allahut dhe më tha: eja o vëlla dërgues. Fillova të lakohem kur ai shpaloi shpinën e tij në rrudhat e shpatullave të tij pashë një vulë që ishte sa një lëmsh.
Ndërsa shoku i Heraklit që ishte në Rumije Ibën Is’haku ka cek se quhej Dagatir. Shënon Muhamed b. Is’hak nga disa dijetar se Herakliu i tha Dihejtul Kelbi dërguesit të Pejgamberit: I mjeri ti. Pasha Allahun un e di që shoku yt është Pejgamber, i dërguar dhe ky është ai që ne po e presim ardhjen e tij dhe që e gjejmë në librat tona. Sikur mos të ishte frika se romakët do të ngritën kundër meje do ta kisha pasuar. Shko tek Dagatiri dhe përmendja çështjen e shokut tuaj. Ai është më i lart se un tek Romakët dhe i shkon fjala më shumë dhe shiko se çka po të thotë. Erdhi Dihjetul Kelbij dhe e njoftoi me atë që ka ardhë i Dërguari i Allahut. Atëherë Dagatiri i tha: Shoku yt pasha Allahun është Pejgmaber dhe i dërguar. E njohim atë me cilësitë e tij dhe e gjejmë emrin e tij në librat tona. E hoqi rrobën e zezë që e kishte të veshur dhe në vend të saj veshi një rrobë të bardh. Pastaj mori shkopin dhe doli para romakëve kur ata ishin në kishë dhe ju tha: O ju romak. Na ka ardhur letra e Ahmedit me të cilën po na thërret në Allahun dhe unë dëshmoj se Allahu është ai që meriton adhurimin dhe se Ahmedi është i Dërguar i Tij. Ju vërsulën të gjithë me një zëri dhe filluan ti binin derisa e mbytën. Dijetul Klebij u kthye te Herakliu dhe i tregoi se çka ndodhi, atëherë Herakli i tha: ashtu sikur të thash ne kemi frikë për vetën tonë dhe Dagatiri ka pas pozitë më të madhe te ta se unë.
Çka ndodhi me letrën e Pejgamberit
Ibën Haxheri në librin e tij fet’hul bari tregon se Suhejli më ka thënë se Herakliu kishte vendosur letrën që ia kishte dërguar Pejgmaberi në një kallam të arit për shkak të respektit që kishte ndaj saj. Të krishterët e ruanin këtë gjeneratë pas gjenerate gjersa ra në dorën e mbretit francez i cili kishte ngadhënjyer ndaj Talitalas ( Toledos qytet në Spanjë 75 km larg prej Madridit). Pastaj e kishte trashëguar nipi i tij. Na kanë treguar disa nga shokët tanë se Abdul Melik b. Sa’d njëri prej komandantëve musliman ishte takuar me këtë mbret. Ky ia kishte treguar letrën . Kur e pa Abdul Meliki kërkoi nga ai që të ja lejojë ta puth por nuk ja lejoi.
Tha ibën Haxheri se më kanë njoftuar njëri nga gjykatësit e Nurudin Saig Dimeshki i cili ka thënë: Më ka treguar Sejfudin Felih Mensuri i cili thotë: Më dërgoi Mbreti Mensur Kalavin te mbreti i Evropës me një dhuratë. Mbreti evropian më dërgoi tek mbreti francez dhe më propozoi që të rri tek ai, por unë e refuzova. Më tha: do të dhuroj një dhuratë të çmuar. Nxori një sanak të arit dhe prej tij nxori një çantë ku prej sajë nxori një letër që shumica e shkronjave ishin shlyer ku ja kishin ngjit një pjesë të mëndafshit dhe tha: Kjo është letra e Pejgamberit tuaj që ia ka dërguar gjyshit tim Kajsarit. Ende jemi duke e trashëguar dhe të parët tanë na kanë thënë se sa të jetë kjo letër tek ju nuk do ta humbni sundimin. Ne këtë e ruajmë me një kujdes të veçantë dhe e madhërojmë dhe e fshehim nga të krishterët që të mbijetojë sundimi ynë.
Një letër e tillë ende vazhdon të ekzistojë. /elbuhari.at/
0 Comments