Advertisement

Responsive Advertisement

Leximi 70 000 herë kelimeteuhid për të vdekurin?!

 

Leximi 70 000 herë kelimeteuhid për të vdekurin?!

Pyetje:

A është risi (bidat) të lexohen 70 000 herë kelime për të vdekurin për mbrojtje nga dënimi i varrit?

Përgjigje:

Nuk është risi t'i recitohen 70.000 herë kelime për të vdekurin për mbrojtje nga dënimi i varrit përderisa nuk e konsideron atë si sunnet.

Disa gjëra për t'i patur parasysh, nuk duhet besuar se (këto veprime) janë nga Kur'ani ose praktika (sunneti) e të Dërguarit alejhi selam. Përkundrazi, ajo bazohet në përvojat (mësimet) e njerëzve të devotshëm dhe nuk ka asnjë garanci (siguri) se dënimi i të ndjerit do të largohet.

Dikush mund të lexojë një numër të caktuar dhikresh ose të bëjë disa ibadete vullnetare për të ndjerin me shpresën se Allahu do ta falë atë. Nuk ka asgjë të keqe në recitimin e kelimes për të vdekurin, pasi është dërgim i shpërblimit për ta.

Më poshtë është një histori e përvojës së një prej paraardhësve tanë të devotshëm nga 'Faza'il-E-Amaal' i Shejhut të Hadithit Mevlana Muhamed Zekerija.

Shejh Ebu Jezid Kurtubi (Allahu qoftë i kënaqur me të) shkruan: “Pasi mësova se ai që lexon لا إله الا الله shtatëdhjetë mijë herë është i sigurt nga zjarri i xhehenemit, unë e plotësova këtë numër një herë për gruan time dhe pastaj disa herë për veten time si përgaditje për botën e ardhshme. Pranë nesh jetonte një djalë i ri, i cili njihej se ishte i bekuar me fuqinë e Keshfit (shfaqjes të gjërave të padukshme), madje edhe në lidhje me Xhennetin dhe Xhehenemin, por unë hezitova ta besoja. Një herë, kur ky i ri ishte duke ngrënë me ne, lëshoi ​​një klithmë agonie, frymëmarrja iu vështirësua dhe tha: "Unë shoh nënën time duke u djegur në zjarr".

Kur e pashë aq të shqetësuar, mendova t'ja dhuroja një nga shtatëdhjetë mijë recitimet e mia të Kelimeteuhidit në favor të nënës së tij, në mënyrë që të vihej në provë e vërteta e asaj që tha i riu. E bëra këtë në heshtje në zemrën time, pa i thënë askujt tjetër për këtë.

Por, sapo bëra këtë, i riu ndjeu lehtësim dhe tha: “O xhaxha! Nëna ime është çliruar nga dënimi i Xhehenemit!” Kjo ngjarje më rezultoi e dobishme në dy mënyra: së pari, bekimi i recitimit të Kelimeteuhidit shtatëdhjetë mijë herë u vërtetua nga kjo përvojë aktuale (ngjarja), dhe së dyti u vërtetua se i riu ishte vërtet i bekuar me fuqinë e Keshfit (shikimi i gjërave të padukshme).

(Faza'il-E-Amal – faqe 128- kapitulli 2 i virtyteve të Zikrit nën Hadithin 17).

Kontrolluar dhe miratuar nga:

Myftiu Muhammed Saeed Motara Saheb D.B.

Burimi: islamqa.org

Përktheu: Zëri Kur'anor

Post a Comment

0 Comments