Advertisement

Responsive Advertisement

HUKMI (DISPOZITA) E LEXIMIT NGA MUS'HAFI NË NAMAZ

 

HUKMI (DISPOZITA) E LEXIMIT NGA MUS'HAFI NË NAMAZ

HUKMI (DISPOZITA) E LEXIMIT NGA MUS'HAFI NË NAMAZ

"Ka thënë dijetari i madh Ibn 'Abidini (rahimehullah) në "Raddu-l-muhtar 'ale-d-durri-l-muhtar", 1/419:

"E prish atë, pra namazin: leximi i tij, pra i Kur'anit - nga Mus'hafi në përgjithësi, qoftë (të ketë lexuar) pak ose shumë, duke qenë imam ose vetmas, duke qenë ummij, (pra dikush) i cili nuk mund të lexojë (në namaz) përveçse nga Mus'hafi ose (duke qenë) joummij; sepse kjo konsiderohet mësim (përbrenda namazit).

Dijetarët kanë përmendur dy aspekte për (mendimin e) Imam Ebu Hanifes (rahimehullah) në lidhje me prishjen e namazit:
E para: mbajtja e Mus'hafit, shikimi në Të dhe ndërrimi i faqeve janë veprime të shumta (përbrenda në namaz, të cilat e prishin atë).
E dyta: është të marrësh mësim nga Mus'hafi, kështu namazfalësi konsiderohet sikur ka marrë mësim nga dikush tjetër (në namaz, gjë që e prish namazin).
Dy nxënësit (e Imam Ebu Hanifes, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammedi, rahimehumullah) e kanë lejuar këtë së bashku me kerahet (mospëlqim).
Imam Shafi'iju (rahimehullah) e ka lejuar pa kerahet."
Përfundoi teksti (i Imam Ibn 'Abidinit, rahimehullah) me shkurtim.

Unë them: Më parësorja është lënia e leximit nga Mus'hafi, që të dilet nga hilafi (mospajtimi) dhe se në të ka vështirësi në 'ibadet (adhurim) e Islami nuk është razi me të dhe nuk i detyron mukel-lefët (muslimanët që kanë përgjegjësi për veprimet që bëjnë). Po ashtu këtë nuk e ka bërë asnjëri prej salihinëve (evlijave) dhe askush prej hafëzëve të fesë.

Kështu, leximi nga Mus'hafi përbrenda në namaz është veprim i atyre që nuk kanë (njohuri të) fikhut prej muslimanëve, fe la havle ve la kuvvete il-la bil-Lahi-l-'Alijji-l-'Adhim!"

- Shejh Muhammed El-Haxhxhar (1920-2007), dijetar nga Halebi i Sirisë, Allahu e mëshiroftë, në fusnotën e faqes 171 të librit "Et-tibjan fi adabi hameleti-l-Kur'an" të Imam Nevevijut, rahimehullah, botimi i "Daru-l-beshairi-l-Islamijjeh".

Sqarim: shkrimet përbrenda kllapave janë plotësime/shtojca nga faqja "Mez'hebliu".
Huazuar: Mez'hebliu.

Post a Comment

0 Comments