Advertisement

Responsive Advertisement

Hazreti Saffija (r.a)

 

Hazreti Saffija (r.a)

Halla e Pejgamberit tonë

Hazreti Saffija radijallahu anha, halla e dashur e Resululahut s.a.v.s…. Motra e Hz. Hamzës (r.a.)… E ëma e dashur e Zubejr ibni Avam-it (r.a.)…. Prej myslimaneve të para…Një zonjë ashabe guximtare dhe e shkathët.
Gruaja e parë në Islam që mori pjesë në luftë me shpatë në dorë…Ajo ishte e bija e Abdulmutalibit. E ëma e saj ishte Hale binti Vehbit. Tezja e profetit, dhe motra Hz. Amines. Në kohën e injorancës ishte martuar me Haris ibni Harbin dhe kishte lindur një djal. Pas vdekjes së Harisit e bashkoi jetën me vëllanë e Nënës sonë, Hz. Hatixhes, Avam ibni Huvejlid. Nga kjo martesë patën tre djem: Zubejr, Saib, dhe Abdulkabe. Hz. Saffija nipin e dashur, Pejgamberin tonë e donte shumë. Që nga vegjëlia kujdesej shumë për të: Për të mos i përkujtuar ndjenjën e nënës, për të sakrifikoi çdo gjë. Supozonte se në të ardhmen për njerëzit ai do të kishte një shërbim të rëndësishëm dhe priste me padurim të rritej sa më shpejt. Në Mekë të gjithë miqtë dhe armiqtë nipin e saj, Muhamedin, e donin dhe i besonin pa ngurruar. Atij Kurejshitët ia dhanë ofiqin ”Muhamedul Emin”. Kaluan vite dhe nipi i dashur u ngarkua me pejgamberi. Filloi t’i thërriste njerëzit në fenë islame. Allahu xh.sh. zbriti ajetin: ”Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt. E të jesh i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty”. (sure Shu’ara, 214- 215)
Pas kësaj i dërguari ynë mblodhi farefisin dhe u tha: ”O Kurejshitë! Shpëtoni veten nga zjarri. O pasardhësit Hashimi! O pasardhësit Abdylmutalib! Shpëtoni veten nga zjarri. Oj Fatime, e bija e Muhamedit! Oj Saffija, e bija e Abdul-Mutalibit. Shpëtoni veten nga zjarri. Unë nuk mund t’ju parandaloj dëmin që vjen nga Allahu. Por nga pasuria ime, kërkoni ç’të doni”. Hz. Saffija dhe djali Zubejri së bashku u nderuan me fenë islame. Nuk treguan ngurrim në pranimin e besimit. Pejgamberit tonë të dashur i dhanë përkrahje të madhe. Punuan shumë për përhapjen e Islamit. Hz. Saffija bëri shumë përpjekje që vëllai i saj, Ebu Lehebi, të bëhej mysliman. Por fati i çuditshëm, Ebu Lehebi nipit të dashur i shpalli armiqësi. Myslimanëve u bëri tortura. Resulullahun donte ta pengonte. E ofendonte dhe e mundonte. Hz. Saffija (r.anha) mundohej vazhdimisht ta mbronte nipin nga politeistët. Një ditë dëgjoi se Ebu Lehebi e ofendoi dhe i theu zemrën nipit të saj. Shkoi drejt pranë tij dhe me një përkëdhelje miqësore i tha: ”Ebu Leheb!.. A të ka hije ty të mos i ndihmosh djalit vëllait dhe fesë së tij?. ”Dijetarët e Ehli-Kitabit tregonin se do të dilte një pejgamber nga prejardhja e Abdul Mutalibit. Ja ky pejgamber është nipi ynë, Muhamedi”. Dëshironte që Ebu Lehebin ta fitonte në Islam. Por çdo gjë ishte e caktuar. Sytë e Ebu Lehebit i ishin mbyllur në urretje dhe inatosje. Duke thënë “Kryesishtë fjalët e grave për burrat janë lidhëse e këmbëve”, shfaqi një gjendje poshtërsie. Nuk besoi prej inatit me me ndjemadhësi dhe krenari. Nuk dëshiroi ta donte nipin, të dashurin e të gjithëve. Por më tepër e mori përballë tij. Hz. Safija e kuptoi se nuk ishte e mundshme t’i sqaroje të vërtetën Ebu Lehebit, dhe Ligjësinë e tij, prandaj u largua prej tij në një gjendje mërzie. Hz Safija nuk mundi ta bindte Resulullahun që ta ndihmonte vëllanë e saj. Po të birin, Zubejr ibni Av amin, është munduar ta përgatisë si një flijimtar të tij. Ajo ishte një nënë e disiplinuar. Mësimin e të birit e ndiqte me përpikëri. Dashurinë, dhembshurinë atij ia ndjeu në çdo rast. Por, në qoftë se lind nevoja për rritjen e tij sa më të mirë, - edhe t’ia ngrihte veshin dhe t’i mrrolte sytë. Sepse mësimi kërkonte seriozitet, disiplinë dhe përpikëri. Eshtë munduar me trup e me shpirt që ta rrisë Zubejrin me këto veçori halla e dashur Hz. Safija (r. anha). Me të vërtetë Zubejri që në rini ishte bërë hero dhe flijoi jetën për fenë islame. Profeti a.s. tha: ”Çdo pejgamber ka pasur ndihmëtarë havari. Havariu im është Zubejri” Në këtë jetë është lajmëruar për Xhennet. E dashura halla Hz. Safija (r. anha) kishte nderin të ishte nëna e njërit prej dhjetë ashabëve që, sa ishin gjallë, të lajmëroheshin për Xhennet. Në rrugën e Zotit dhe të dërguarit sakrifikoi, punoi me trup e shpirt për përhapjen e Islamit. Kur filloi të shtohej dhuna e politeistëve në Mekë, së bashku me të birin, Zubejrin, emigruan në Medinë. Nipi i dashur i të Dërguarit tonë (s.a.) edhe atje nuk e la të vetëm.
Ajo ishte një zonjë guximtare në Islam, syri i se ciles nuk trembej, dhe ishte një njeri me shkathtësi të jashtëzakonshme. Nga gratë e ashabëve ishte gruaja e parë në Islam që mori pjesë në luftë. Ajo ishte gruaja e parë myslimane që përmendej në histori që vrau një mashkull politeist. Ngjarja tregohet kështu: Dielli i dy botëve, I Dërguari ynë, në kohën kur dëshiroi të shkonte në luftën e Uhudit, vendosi familjet dhe gratë e ilakave, vajzat, fëmijët në rezidencën më të qëndrueshme dhe më të lartë, në shtëpinë e Hasan ibni Sabit. Hasanin, për shkak se ishte i moshuar dhe çalaman, nuk e mori në luftë po e la në shtëpi. Kur lufta e Uhudit ishte acaruar, një jahudi gjeti rastin t’i afrohej shtëpisë ku gjendeshin gratë. Ai deshi t’i vriste njerëzit e pambrojtur. Këtë e hetoi Hz. Safija (r. anha) dhe menjëherë i tregoi Hasanit për gjendjen. I tha: ”Shko afër atij jahudiut dhe mbyte”. Hasani ishte edhe i moshuar edhe i sëmurë. Mua më tha: “Oj vajza e Abdyl Mutalibit, Allahu ty të ruajttë. Po të kisha fuqi për të zbritur tek ai, do të kisha luftuar në Uhud me Resulullahun (s.a.)”. Prandaj Hz. Safija (r. anha) ishte e ngarkuar me detyrën që i mbeti, mori një shtyllë të çadrës apo një shkop dhe zbriti poshtë. Që të mos ikte njeriu, e hapi derën ngadalë dhe menjëherë e godit me shkopin në kokë. Jahudiu, nga goditjet që mori, nuk mundi të ngrihej më dhe vdiq. Kështu që Hz. Safija (r.anha) parandaloi një rrezik shumë të madh. Pastaj doli në vendin më të lartë të shtëpisë dhe filloi të vëzhgonte fushën e luftës. E pa se myslimanët ishin dobësuar, bile filluan të vinin lajmet e humbjes së disfatës. Filloi të ndiente një dhimbje në zemër. Brengosej se mos politeistët do të dëmtonin nipin e dashur. Më në fund, s’mundi të duronte, mori në dorë një shpatë dhe me disa gra u nis në rrugë për në Uhud. Luftëtarin e parë që takoi, e pyeti për gjendjen e Resulullahut (s.a.). E kuptoi që ishte gjallë, por i vëllai, Hamzai kishte rënë dëshmor. Në një dorë shpatën në dorën tjetër ushtën, dhe u nis me vrap në fushën e luftës me urrejtjen për hakmarrje. Dëshironte të shihte kufomën e vëllait dëshmor. I Dërguari e pa hallën e dashur me shpatë dhe me ushtë në dorë dhe birit të saj, Zubejrit, i tha dhe e urdhëroi: ”Ktheje nënën, të mos e shohë kufomën e vëllait, Hamzait“. Zubejri (r.a.) vrapoj dhe i doli në pritje: ”Nënë, nënë e dashur!.. Resulullahu të ka thënë të largohesh prej këtu”. Por, Hz. Safija(r. anha)dëshironte të shihte së paku kufomën e të vëllait”. Me shumë durim dhe nënshtrim, i tha të birit: ”Nëse do të kthehem pa e parë se ç’i kanë bërë vëllait tim, unë e di që e kanë prerë e copëtuar. Vëllai im pësoj në fatëkeqësi për Allahun. Athua ka pozicion më të lartë se ky? Ne në rrugë të Zotit tregojmë kërkesë edhe më shumë se ky pësim. Inshallah durimin dhe shpërblimin do ta presë nga Zoti”. Hz. Zubejri (r.a.) nga fjalët dhe insistimi i s’ëmës, shkoi dhe i lajmëroi Diellit të dy botëve, të Dërguarit. I Dërguari, pasi i besonte qëndrueshmërisë dhe dashamirësisë së hallës së dashur, urdhëroi dhe tha: ”Atëherë, lëreni ta shohë”.
Hz. Safija (r.anha), me shpatë dhe ushtë në dorë, me shikime tmerruese, kur e pa Resulullahun (s.a.), i tha: “O i Dërguar i Zotit:Ku është biri i nënës si me, Hamzai?”. Dhe i Dërguari i tha: ”Ai është në mesin e dëshmorëve”. Kur e pa i Dërguari hallën e dashur sikur sytë t’i kishin dalë nga gropat, me qëllim që me ndja të mos i prishej dhe të mos i ngjante gjë e keqe, dorën e tij ia mbështeti në gjoksin e saj e u lut për te. Hz. Safija (r.anha) u qetësua sadopak nga lutja e të Dërguarit. Shkoi pranë kufomës së vëllait, Hz. Hamzait, organet e trupit të të cilit ishin të prera dhe trupi i bërë copa copa... Përballë kësaj ngjarjeje të tmerrueshme, filloi të qante e përmbajtur. E heshtur, e heshtur, lotët i rridhnin në zemrën e saj. Një durim shumë i madh, qetësi dhe, me një mbështetje tek Zoti, me një gjendje të durueshme, tha: ”Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun”. ”Ne jemi rob të Zotit dhe tek Ai do te kthehemi”, dhe lexoi ajetin 156 të sures Bakara në përkthim. Gjeti prehje në pafundësinë dhe e përkulur para fatit. Tregoi dorëzim dhe lutje ndaj dëshirës së Zotit. U largua prej andej me durim dhe pikëllim. Dielli i dy botëve ishte gëzuar shumë që halla e dashur tregoi durim dhe qëndrueshmëri. Atë e sihariqoj kështu: ”Erdhi tek unë Xhebraili alejhi selam dhe tha se është shkruar në rangun e engjëjve, se Hamzai është “Luani i Zotit dhe të dërguarit të Tij”.
Hz. Safija (r.anha), krahas durueshmërisë dhe trimërisë së saj, është e njohur edhe si poete. Ajo kishte një shpirt të patrembur me një ndjenjë të zgjuar dhe ishte një zonjë myslimane që kishte aftësi të lexonte poezi. Eshtë e njohur poezia që lexoi pas vdekjes së Resulullahut. Ajo kishte thënë kështu:
“O i dërguar i Zotit, ti na ishe burim i fatit.
Ti ishe ai që na bëre mirë e nuk na solle vuajtje.
Ti ishe ai që na mësove, na udhëzove në rrugë të drejtë dhe na mbrojte.
Për të dërguarin e Zotit qofshin të flijuar nëna, tezja xhaxhai dhe daja, më pastaj nefsi im.
Po të lejonte Allahu të qëndroje me ne, do të ishim të lumtur, por Urdhri i Allahut është që vlen
Përshëndetja e Zotit qoftë mbi ty, o i dërguar i Zotit! Le të të vendosë në Xhennetet e Adnit.



Mustafa Erish
Përktheu nga turqishtja:
Esma Morina

Post a Comment

0 Comments