Advertisement

Responsive Advertisement

Familja dhe arsimi

 

Familja dhe arsimi

Myslimanët kulturën e tyre të përgjithshme e marrin nga Islami. Mirëpo, ata pranojnë edhe çdo çështje tjetër nga cilido burim i kulturës qoftë, nëse nuk bie ndesh me parimet e Islamit.


Në Amerikë jetojnë shumë fëmijë, të cilëve nuk u dihen prindërit. Fëmijët që nuk kanë shtëpi, punë dhe familje, mund të kryejnë shumë krime.
Edukimi i fëmijës fillon qysh me lindjen e tij. Ai nuk edukohet duke dëgjuar, por duke parë. Me një fjalë, fëmija bën atë që sheh e jo atë që dëgjon. Prandaj, jeta sociale pozitive është më e dobishme për fëmijën. Sepse, nëse shkatërrohet jeta shoqërore, do të shkatërrohet edhe ajo individuale.
Sot, rreziku më i madh për njeriun është amoraliteti. Dukuritë negative, si alkooli, bixhozi etj. demoralizojnë shoqërinë. Vendet (ish)komuniste ishin të detyruara ta braktisnin atë, sepse komunizmi zhveshi shoqëri të tëra nga jeta shpirtërore.
Ashtu siç ka nevojë trupi i njeriut për ushqim, apo mendja për dituri, po ashtu edhe shpirti ka nevojë për ushqimin e tij, e ky është besimi dhe adhurimi. Nuk mund të ketë dobi njeriu i cili shpirtin e ka lënë të varfër, ndërsa tërë vëmendjen e ka përqendruar te nevojat fizike. Me këtë rast, fëmijët bëhen të vrazhdë dhe mendjemëdhenj, që sjell si rezultat mosdëgjimin e këshillave. Myslimanët e vrazhdë, të cilët duke harruar krenarinë e fesë, janë dhënë pas krenarisë së
vetvetes, janë të vrazhdë në biseda.
Pra, ata nuk kanë arritur t’u japin edukatën e duhur fëmijëve të tyre. Ka edhe prindër të atillë që kanë kërkuar që vetë ata të edukohen nga fëmijët e tyre. Me këtë rast, fëmijët, duke edukuar prindërit e tyre, ishin edukuar edhe vetë.
Nuk ka dyshim se thesari më i madh për njeriun janë fëmijët. Nëse familjes këtë thesar ia grabit amorali, atëherë ajo shkatërrohet. Nëse prindërit janë treguar të mëshirshëm dhe të ndershëm me fëmijët e tyre, edhe ata tregohen të kujdesshëm për ta.
Parimet hyjnore, si mëshira dhe respekti, e bëjnë jetën të qëndrueshme. Allahu ka dërguar Islamin, që këtë botë nga ferri ta shndërrojmë në parajsë. Për shkak se është kështu, atëherë Islami është zgjidhje e çdo problemi në këtë botë. Sot, në sistemin arsimor ekziston vetëm mësim po jo edhe arsimim. Njeriun nuk e shpëton dot vetëm dituria. Nëpër shkollat tona është mësuar formula “mjafton mendja, për fenë nuk kemi nevojë”.
Njeriu i çmendur nuk luan bixhoz. Vetëm njerëzit e mençur bëjnë mashtrime e falsifikime. Mendja është si uji, cilën ngjyrë t’ia japësh, atë e merr. Te njerëzit e këqij, mendja bëhet shkak për shkatërrim, kurse te njerëzit e mirë, ajo përhap paqen në çdo vend.
Njerëzit që i kanë dhënë rëndësi mendjes, po e kanë lënë prapa arsimin, kanë vuajtur për vite të tëra. P.sh., shumica e njerëzve sot e kanë humbur ndjenjën e turpit. Njeriun që s’ka turp, e ke të vështirë të gjesh rast ta turpërosh, sepse ai asnjëherë nuk turpërohet. Është shumë i çuditshëm rasti kur një mysliman me ndjenja fetare, që largohet nga mbytja e një insekti, me atë të pafe i cili nuk mërzitet aspak ta kryejë edhe krimin më të tmerrshëm.
Dikur thoshin, të hapësh një shkollë, ke mbyllur një spital. Ndërkaq, në fakt shkollat që nuk i arsimojnë nxënësit e tyre, shtojnë numrin e spitaleve. Jetojmë në një botë, ku fëmijët të cilët janë të ngjashëm me engjëj, i kthejmë në djaj. Nga ky shembull dhe shumë të tjerë, kuptojmë se individi dhe shoqëria kanë mbetur larg ndikimit të shkencës dhe fesë. Nëse nuk shërohen këto plagë, atëherë fundi i popullit tonë do të jetë shumë i tmerrshëm.



Përktheu nga turqishtja: Feim Hoxha
Marrë nga Gazeta “Zaman”

Post a Comment

0 Comments