Advertisement

Responsive Advertisement

Emra të sahabëve të Muhamedit alejhi selam

 

Emra të sahabëve të Muhamedit a.s.


Abad– Kanë qenë 39 sahabë që e kanë pasur këtë emër ndër ta edhe Abad ibn Bishr, të cilin Aisheja r.a. e llogaritë në mesin e tre personave nga ensarët, meritat e të cilëve nuk ka mundur t’i arrijë askush. Emri Abad do të thotë “adhurues”.

Aban– Kanë qenë 9 sahabë që e kanë pasurkëtë emër ndër ta edhe Aban ibn Othman ibn Afani. Emri Aban është emër i një mali.

Abas- Kanë qenë 15 sahabë që e kanë pasur këtë emër, sigurisht më i njohuri ndër ta, muhaxhiri i fundit nga sahabët,Abas ibn Mutalibi. Emri Abas do të thotë “luan”.

Abdulaziz– Kanë qenë 10 sahabë që e kanë pasur këtë emër ndër ta edhe Abdulaziz es Sulemi. Emri Abdulaziz është nga emrat e pëlqyer që shpreh nënshtrim ndaj Allahut dhe do të thotë “robi Fuqiplotit”.

Abdulhamid– Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër ndër ta edhe Abdulhamid

ibn Xhubejr. Emri Abdulhamid është nga emrat e pëlqyer që shpreh nënshtrim ndaj Allahut dhe do të thotë “rob i të Falënderuarit”.

Abdulmalik– Kanë qenë 12 sahabë që e kanë pasur këtë emër ndër ta edhe Abdulmalik ibn Ebu Bekr. Emri Abdulmalik është nga emrat e pëlqyer që shpreh nënshtrim ndaj Allahut dhe do të thotë “rob i Sundimtarit”.

Abdullah– Kanë qenë 699 sahabë që e kanë pasur këtë emër ndër ta edhe Abdullah ibn Mes’udi. I pari që ka lexuar Kur-an me zë të lartë në Qabe para idhujtarëve. Emri Abdullah është nga emrat e pëlqyer që shpreh nënshtrim ndaj Allahut dhe do të thotë “rob i Allahut”.

Abdurrahman- Kanë qenë 241 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Abdurrahman ibn Auf, një ndër dhjetë të përgëzuarit me xhenet. Emri Abdurrahman është nga emrat e pëlqyer që shpreh nënshtrim ndaj Allahut dhe do të thotë “rob i të Gjithëmëshirshmit”.

Abis-Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Abis ibn Rebia. Emri Abis do të thotë “luan”

Adij– Kanë qenë 38 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Adij ibn Ha tim et-Taij. Emri Adij do të thotë “grumbull luftëtarësh”.

Afif– Kanë qenë 7 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Afif ibn Abdullah ibn Ka’b. Emri Afif do të thotë “modest”, “i kujdesshëm”.

Ahab– Ahab ibn Malik. Emri Ahab do të thotë “më i dashuri”.

Ahmed– Kanë qenë 3 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Ahmed ibnXhaferi. Emri Ahmed do të thotë “i lavdërueshëm”.

Ahnes– Kanë qenë 3 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Ahnes ibn Hubejb, luftëtar i Bedrit. Emri Ahnes do të thotë “luan”.

Aid– Kanë qenë 12 sahabë që e kanë pasur emër ndër ta edhe Aid ibn Amr el-Ensari. Emri Aid do tëthotë “vizitor”, “mysafir”.

Ajash– Kanë qenë dy sahabë me këtë emër, Ajash ibn Alkame dhe Ajash ibn Ebi Rebia, ky i fundit nga muslimanët e parë, migrues në Abisini dhe dëshmor i Jermukut. Emri Ajash do të thotë “bukepjekës”.

Akil– Kanë qenë 3 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Akil ibn Ebi el-Bukeir, dëshmorë i Bedrit. Emri Akil do të thotë “i mençur”, “i arsyeshëm”.

Ali– Kanë qenë 17 sahabë që e kanë pasur këtë emër, sigurisht më i njohuri, i riu i parë që ka pranuar Islamin Ali ibn Ebi Talibi r.a. Një ndër dhjetë të përgëzuarit me xhenet dhe halifi i katërt i muslimanëve. Emri Ali do të thotë “me status të lartë”, “dinjitoz”, “elegant’.

Alkame– Kanë qenë 30 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Alkame ibn Sa’d ibn Muadh. Emri Alkame do të thotë “frut i thartë”.

Amar– Kanë qenë 13 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Amar ibn Jasiri, personi i pestë që ka pranuar Islamin, luftëtar i Bedrit dhe Uhudit. Emri Amar do të thotë “që falet dhe agjëron shumë”, “aromë e bukur”.

Amr– Kanë qenë 317 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Amr ibn Suraka, luftëtar i Bedrit. Emri Amr do të thotë “jetëgjatë”.

Beshir– Kanë qenë 37 sahabë që e kanë pas këtë emër, ndër ta edhe Beshir el-Eslemij. Emri Beshir do të thotë “përgëzues”.

Bilal– Kanë qenë 11 sahabë që e kanë pasur këtë emër, sigurisht më i njohuri Bilal ibn Rebah, nga muslimanët e parë, njëri ndër më të persekutuarit në Mekë dhe myezini i parë. Emri Bilal do të thotë “i gjallë”, “i ujitur”.

Bishr– Kanë qenë 42 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Bishr ibn Bera, luftëtar i Bedrit. Emri Bishr do të thotë “hare, gëzim”. Budejl– Kanë qenë 7 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Budejl ibn Ebi Merjem. Emri Budejl do të thotë “zevendësues”, “pasues”.

Buhejs- Buhejs ibn Selma et-Temimi. Emri Buhejs do të thotë “kurajë”, “guxim”, “trimëri”

Burejd- Burejd el-Eslemi. Emri Burejd do të thotë “leopard”.

Davud- Kanë qenë 6 sahabë gë e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Davud ibn Bilal. Emri Davud është edhe emër pejgamberi që do të thotë “i dashur”.

Durejd– Durejd ibn Ka’b en-Nahi. Emri Durejd do të thotë “pa dhëmbë”.

Ebreha …Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta Ebreha ibn Sher-habil. Emri Ebreha rrjedh nga emri I Ibrahimit a.s.

Ejmen– Kanë qenë 5 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Ejmen ibn Hurejm. Emri Ejmen do të thotë “I bekuar”, “i djathtë”.

Ejub– Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Ejub ibn Beshir. Emri Ejub është edhe emër pejgamberi që do të thotë “të pendohesh”, “të kthehesh te Zoti”.

Enes– Kanë qenë 30 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Enes ibn Maliku, transmetues i mbi 2000 haditheve. Emri Enes do të thotë “i mësuar”, “i afërt”,

Erkam– Kanë qenë 8 sahabë që e kanë pasur ketë emër, ndër ta edhe Erkam ibn Erkam, nga muslimanët e parë shtëia e të cilit ishte vendtakimi i parë i muslimanëve në Mekë, si dhe ishte përkrah të Dërguarit a.s. në të gjitha betejat. Emri Erkam do të thotë “lloj gjarpëri”.

Esad-Kanë qenë 8 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Esad ibn Zurare, ensari i parë që e pranon Islamin. Emri Esad do të thotë “i lumtur”, “i suksesshëm”.

Esed– Kanë qenë 16 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Esed ibn Huzejme. Emri Esed do të thotë “luan”.

Eslem– Kanë qenë 13 sahabë që e kanë pasur ketë emër, ndër ta edhe Eslem ibn Avs. Emri Eslem do të thotë “i plotë, i padëmtuar”, “ai që ka pranuar Islamin”.

Esved– Kanë qenë 41 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Esved ibn Neufel, nga muslimanët e parë, muhaxhir në Abisini. Emri Esved do të thotë “i zi”.

Eshref– Eshref ibn Humejr ibn Dhuhl. Emri Eshref do të thotë “i nderuar”, “i res-pektuar”

Fadale– Kanë qenë 7. sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Fadale, shërbëtori i të Dërguarit a.s.. Emri Fadale do të thotë “i vlefshëm”.

Firas– Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Firas ibn Habis et-Temimi. Emri Firas do të thotë “luan”.

Fudejl– Kanë qenë dy sahabë që e kanë pasur këtë emër, Fudejl ibn Aid dhe Fudejl ibn Nu’man Ensari. Emri Fudejl do të thotë “i vlefshëm”,

Galib- Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Galib ibn Bishr el-Esedij. Emri Galib do të thotë “triumfues”, “dominues”.

Gunejm– Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Gunejm ibn Zuhejr. Emri Gunejm do të thotë “fitues i pasurisë”.

Habab– Kanë qenë 11 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe mjeshtri i armëve dhe mësuesi i Kuranit, Habab ibn Erreti. Ai ishte një ndër dhjetë personat e parë që e ka pranuar Islamin, dhe një ndër më të persekutuarit në Mekë. Ai ishte përkrah të Dërguarit a.s. në të gjitha betejat. Emri Habab do të thotë “i dashur”.

Habib– Kanë qenë 50 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Habib ibn Zejd ibn Temim, dëshmorë i Uhudit. Emri Habib do të thotë “i dashur”.

Hajan– Kanë qenë 12 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hajan ibn Kajs. Emri Hajan do të thotë “i gjallë”, “duke lulëzuar”

Hakem– Kanë qenë 34 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hakem ibn Mes’ud. Emri Hakem do të thotë “i urtë”, “vendimmarrës”, “i mençur”.

Hakim– Kanë qenë 13 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hakim ibn Eshref. Emri Hakim do të thotë ” i urtë”, “vendimmarrës”, “i mençur.

Halid– Kanë qenë 84 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Halid ibn Velidi, shpata e Allahut dhe komandant i shquar. Emri Halid do të thotë “i paharruar”, i pavdekshëm”.

Hamid– Hamid es-Sa’di. Emri Hamid të thotë “falënderues”.

Hamza– Kanë qenë 12 sahabë që e kanë pasur këtë emer, sigurisht më i njohuri Zotëria i Shehidëve Hamza ibn Abdulmutalibi, i njohur edhe si Luani i Allahut dhe Luani i Xhenetit, luftëtar i Bedrit dhe dëshmor i Uhudit. Me rastin e rënies së tij dëshmor Ibn Mes’udi rrëfen: “Kurrë deri atëherë nuk e kemi parë të Dërguarin a.s. të qante aq shumë, sikurse për Hamza ibn Abdulmutalibin. I Dërguari a.s. e ktheu nga Kibla dhe ia fali xhenazen. Qante me dënesë gjersa lotët i rridhnin curril”. Emri Hamza do të thotë “luan”.

Handhale– Kanë qenë 28 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe i pastruari nga melekët Handhale ibn Ebi Amiri, dëshmor i Uhudit. Emri Handhale do të thotë “fryt medicinar.

Hani– Kanë qenë 18 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hani ibn Habib ed-Dari. Emri Hani do të thotë “i qetë”, “i lumtur”, “i gëzuar”.

Harith– Kanë qenë 189 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Harith ibn Suraka, dëshmorë i Bedrit (edhe katër dëshmorë të Uhudit e kishin emrin Harith). Emri Harith do të thotë : “kultivues, “lëvrues”.

Hasan– Kanë qenë 17 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hasan ibn Ali, nipi i të Dërguarit a.s., për të cilin i Dërguari a.s. lutej “O Allah unë dua atë, duaje edhe Ti”. Emri Hasan do të thotë “bukurosh”, “i hijshëm”.

Hashim- Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hashim ibn Utbe, komandant i njohur musliman, që ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në Betejën e Kadisijes. Emri Hashim do të thotë “i shkathët”, “shkatërrues i së keqes”.

Hatab– Hatab ibn Harith, nga muslimanët e parë dhe emigrues në Abisini, Hatab do të thotë “predikues i madh”.

Hatib– Kanë qenë 5 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hatib ibn Harith ibn Ma’mar, nga muslimanët e parë dhe emigrues në Abisini. Emri Hatib do të thotë “oratorë”, “predikues .

Hatim- Hatim ibn Adi. Emri Hatim do të thotë “arbitër”, “që vë vulën”.

Haxhaxh– Kanë qenë 20 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Haxhaxh el-Bahili. Emri Haxhaxh do të thotë “ai që shkon në haxh disa herë”.

Hazim– Kanë qenë 5 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hazim el-Ensari. Emri Hazim do të thotë “i arsyeshëm”, “i besueshëm”, “i vendour”.

Hejban– Hejban el-Eslemi. Emri Hejban do të thotë “i kujdesshëm”.

Hejthem– Kanë qenë 10 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hejthem el-Esedij. Emri Hejthem do të thotë “fajkua i ri”.

Hiban– Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhë Hiban ibn Ebi Xhebele. Emri Hiban do të thotë “shok”, “mik”.

Hilal– Kanë qenë 21 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hilal ibn el-Muela, nga luftëtarët e Bedrit. Emri Hilal do të thotë “hënë”.

Himas– Kanë qenë 3 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Himas ibn Omer. Emri Himas do të thotë “luftë”.

Hirmas– Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hirmas ibn Zijad Emri Hirmas do të thotë “luan”.

Hisham– Kanë qenë 23 sahabë që e kane pasur këtë emër, ndër ta edhe Hisham ibn el-As, nga muslimanët e parë, muhaxhir në Abisini, dhe dëshmor i Teukut. Emri Hisham do të thotë “i dhembshëm” “i nderuar”, “bujar”,

Hubab- Kanë qenë 8 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hubab ibn Mundhiri, i cili i propozoi të Dërguarit a.s. mbylljen e puseve të Bedrit, përveç njërit. Emri Hubab do të thotë “i dashur”.

Hubejb– Kanë qenë 50 sahabë me këtë emër, ndër ta edhe Hubejb ibn Adij, i nxënë tradhtisht nga kurejshët, pas Betejës së Bedrit dhe i masakruar në mënyrën më mizore deri në rënien dëshmor. Emri Hubejb do të thotë “i dashur”.

Humejd– Kanë qenë 13 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Humejd ibn Halid. Emri Humejd do të thotë “i lavdëruar”.

Hunejs- Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hunejs ibn Hudhafe es-Sehmij, nga muslimanët e parë, luftëtar i Bedrit dhe Uhudit, vdiq në vit 3 hixhrij nga plagët e marra në Uhud. Emri Hunejs do të thotë “luan”.

Hurejth– Kanë qenë 15 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Hurejth ibn Zejd, nga luftëtarët e Bedrit. Emri Hurejth do të thotë “tokë e punueshme”.

Husejn– Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Husejn ibn Ali ibn Ebi Talib, nipi i të Dërguarit a.s. dhe dëshmorë i Qerbelasë. Emri Husejn do të thotë “i mirë”, “i pashëm”, “bukurosh”.

Ijad– Ijad Ebu Samh. Emri Ijad ka kuptimnin “përforcues”, ndihmues”.

Ibrahim– Kanë qenë 20 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Abdurrahman ibn Auf, transmetues i haditheve dhe imam në fikh. Po ashtu Ibrahim e kishte emrin edhe biri i të Dërguarit a.s.. Ibrahim është edhe emër pejgamberi që do të thotë “baba i një turme”, (baba i në numri të madh njerëzish).

Ijas- Kanë qenë 25 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Ijas ibn Evs, dëshmor i Uhudit; si dhe Ijas ibn Bekir el-Lejthi, nga muslimanët e parë, ishte përkrah të Dërguarit në të gjitha betejat dhe mori pjesë në çlirimin e Egjiptit. Emri Ijas do të thotë “kompensim”.

Imran- Kanë qenë 16 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Imran ibn Husejn el-Huzai, transmetues i haditheve dhe gjykatës. Emri Imran është emër historik i përmendur në Kuran, një sure mban emrin e familjes së tij.

Ikrime– Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe dëshmori i Jermukut Ikrime ibn Ebi Xhehl, për të cilin i Dërguari a.s. ka thënë: “Do t’iu vijë juve Ikremeja si besimtar dhe muhaxhir. Mos e fyeni babanë e tij, sepse fyerja e të vdekurit e mundon të gjallin dhe nuk e arrin të vdekurin!”. Emri Ikrime do të thotë “pëllumb”.

Jahja- Kanë qenë 17 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Jahja ibn Hakim ibn Hizam. Emri Jahja është edhe emër pejgamberi që do të thotë “ai jeton”.

Jakub– Kanë qenë 7 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Jakub ibn Amr. Emri Jakub është edhe emër pejgamberi që do të thotë “trashëgimtar”.

Jasir– Kanë qenë 3 sahabë qe e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Jasir ibn Amir el-Ensi, nga muslimanët e parë, dëshmori i dytë në islam (i pari nga burrat), pasiqë dëshmorja e parë ishte gruaja e tij Sumeja. Emri Jasir do të thotë “i lehtë”, “i thjeshtë”.

Jesar- Kanë qenë 24 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Jesar Mevia Ebi el-Hejthem, dëshmor i Uhudit. Emri Jesar do të thotë “ai që i lehtëson çështjet”.

Jezid– Kanë qenë 147 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Jezid ibn Harith ibn Fus’hum, dëshmor i Bedrit, si dhe Jezid ibn Seken dhe Jezid ibn Hatib, që të dy dëshmorë të Uhudit. Emri Jezid do të thotë “ai që rritet, shtohet”, “ai që lulëzon”.

Jusuf– Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Jusuf ibn Abdullah ibn Selam. Emri Jusuf është edhe emër pejgamberi që do të thotë “Zoti i jep”.

Kajs- kanë qenë 165 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Kajs ibn Amir ibn Zejd dhe Kajs ibn Muhaled, të dy luftëtarë të Bedrit dhe dëshmorë të Uhudit. Emri Kajs do të thotë “i rreptë”.

Kasim– Kanë qenë 10 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Kasim ibn Savan. Emrin Kasim e kishte edhe djali i të Dërguarit a.s. dhe do të thotë “shpërblyes”, “shpërndarës”.

Katade– Kanë qenë 16 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Katade ibn Numan, i cili ishte përkrah të Dërguarit në të gjitha betejat. Emri Katade do të thotë “Iloj lule”

Kenan- Kanë qenë 3 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Kenan es-Eslemij. Emri Kenan do të thotë “i fshehtë”.

Kethir– Kanë qenë 19 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Kethir ibn Abas ibn Abdulmutalib. Emri Kethir do të thotë “në numër të madh”.

Luhejb- Luhejb ibn Malik. Emri Luhejb do të thotë “flakë”.

Mahmud– Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Mahmud ibn Rebij. Emri Mahmud do të thote “i paharruar”, i pavdekshëm”.

Malik– Kanë qenë 156 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Malik ibn Sinan, Malik ibn Ijas, Malik ibn Halef dhe Malik ibn Numejl, që të katërt dëshmorë të Uhudit. Emri Malik do të thotë “sundues”, “drejtues”.

Mehdi- Kanë qenë dy sahabë që e kanë pasur këtë emër, Mehdi el-Xhuzari dhe Mehdi ibn Abdurrahman. Emri Mehdi do të thotë “i udhëzuar”.

Mensur– Kanë qenë 3 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Mensur ibn Suhejm. Emri Mensur do të thotë “fitimtar”, “triumfues”.

Mervan– Kanë qenë 6 sahabë që e kanëas p ur këtë emër, ndër ta edhe Mervan ibn el Hakemi, halifi i katërt emevi. Emri ‘ Mervan do të thotë “erëmirë”.

Mesleme– Kanë qenë 8 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Mesleme ibn Eslem. Emri Mesleme do të thotë “siguri”, “paqe”.

Mesud– Kanë qenë 37 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Mesud ibn Rebia, nga muslimanët e parë, si dhe ishte përkrah të Dërguarit a.s. në të gjitha betejat. Emri Mesud do të thotë lumtur”, “fatlum”.

Mihsan- Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Mihsan ibn Zurare. Emri Mihsan do të thotë “fortesë”, “kala”.

Milhan- Kanë qenë 3 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Milhan ibn Zijad. Emri Milhan do të thotë “vigjilent”, “i zgjuar”.

Mikdad– Kanë genë dy sahabë që e kanë pasur këtë emër, Mikdad ibn Ma’di dhe kalorësi i parë musliman Mikdadb ibn Amri, për të i Dërguari a.s ka thënë: “Zoti i Madhëruar më ka urdhëruar të të dua, dhe më ka treguarse edhe Ai ty të do”. Gjatë çlirimit të Egjiptit, Omeri r.a. i shkruan Amr ibn Asit: “Të kam dërguar katër komandantë, secili prej tyre vlen sa njëmijë burra…” njëri prej tyre ishte Mikdad ibn Amri. Emri Mikdad do të thotë “i fuqishëm”.

Minhal– Kanë genë 5 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Minhal ibn Evs en-Nekrij. Emri Minhal do të thotë “shumë i dhembshur”.

Mirdas– Kanë genë 13 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Mirdas ibn Mervan. Emri Mirdas do të thotë “kokë”.

Muadh– Kanë qenë 29 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Muadh ibn Xhebel, për të cilin i Dërguari a.s. ka thënë: “Më i dijshmi i ymetit tim për hallallin dhe haramin është Muadh ibn Xhebeli.

Muatib- Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Muatib ibn Ubejd. Emri Muatib do të thotë “sfidues”.

Muavi- Kanë qenë 42 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Muavi ibn Ebi Sufjan, halifi i parë emevi dhe themelues i dinastisë emevite. Emri Muavi do të thotë “dhelpërak”.

Mubarek– Emri Mubarek do të thotë “i bekuar”. Mubeshir Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Mubarek ibn Kajs. ,Mubeshir ibn Abdulmundhir, dëshmor i Bedrit. Emri Mubeshir do të thotë “përgëzues”.

Mugire– Kanë qenë 12 sahabë që e këtë emër, ndër ta edhe Shube. Emri Mugire do të thotë “sulmues”.

Muhamed- Kanë qenë 137 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe edhe Kalorësi i të Dërguarit të Allahut, Muhamed ibn Mesleme, pjesëmarrës i të gjitha betejave me të Dërguarin a.s. (me përjashtim të Tebukut, për shkak se i Dërguari a.s. e kishte lënë mëkëmbës në Medine). Emri Muhamed ishte edhe emri i të Dërguarit të fundit dhe vulës së të dërguarve që do të thotë “i lavdëruar”.

Muharib– Kanë qenë dy sahabë që e kanë pasur këtë emër, Muharib ibn Kajs dhe Muharib ibn Mezid. Emri Muharib do të thotë “luftëtar”.

Muhrib– Muhrib ibn Muavije. Emri Muhbir do të thotë “lajmëtar”.

Muhejr– Muhejr ibn Rafi el-Ensari. Emri Muhejr do të thotë “vulë”.

Muhriz– Kanë qenë 10 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Muhriz ibn Nedle el-Esedi, nga muslimanët e parë, luftëtar i Bedrit, Uhudit dhe Hendekut, dëshmor i Dhi-Kared. Emri Muhriz do të thotë “fitimtar”.

Muhsin- Muhsin ibn Sukejne. Emri Muhsin do të thotë “bamirës”, “i devotshëm”.

Muhtar- Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Muhtar ibn Ubejd eth-Thekafi. Emri Muhtar do të thotë “i zgjedhur”. Mundhir- Kanë qenë 29 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Mundhir ibn Amr ibn Hunejs dhe Mundhir ibn Muhamed ibn Ukbe, të dy dëshmorë të Bir Me’unes. Emri Mundhir do të thotë “paralajmërim”.

Munib- Kanë qenë dy sahabë që e ka këtë emër, Munib ibn Ubejd es Sulemi dhe Munib Ebu Ejub. Emri Munib do të thotë “ai që pendohet”, “ai që kthehet në të vërtetën”

Musa- Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pas, këtë emër, ndër ta edhe Musa ibn Talha. Emri Musa është edhe emër pejgamberi që do të thotë “i shpëtuar”.

Musab– Kanë qenë 3 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Musab ibn Umejri, ambasadori i parë i islamit, luftëtar i Bedrit dhe dëshmor i Uhudit. Emri Musab do të thotë “i pathyer”, “i palakuar”.

Muslim- Kanë qenë 31 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Muslim ibn Harith et-Temimi. Emri Muslim do të thotë “i dorëzuar Zotit”.

Musri- Musri ibnJasir el-Xhuheni. Emri Musri do të thotë “nxitues”.

Mutalib- Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Mutalib ibn Ez’har, nga muslimanët e parë dhe muhaxhir në Abisini. Emri Mutalib do të thotë “siguri”, “paqe”.

Muthena– Kanë qenë 3 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Muthena ibn Harith esh-Shejbani, komandanti i parë që sulmoi Perandorinë Persiane. Emri Muthena do të thotë “i përsëritur”, “i dyfishtë”.

Nabil– Kanë qenë dy sahabë që e kanë pasur këtë emër, Nabil el-Habeshi dhe Nabil Ebu Nebate el-A’rexhi. Emri Nabil do të thotë “harkëtar”.

Nafi- Kanë qenë 31 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Nafi ibn Bu-dejl ibn Vereka, dëshmor i Bir Me’unes. Emri Nafi do të thotë “i dobishëmn, “altruist”.

Naim– Kanë qenë dy sahabë që e kanë pasur këtë emër, Naim ibn Exhjel el-Hamdani dhe Naim, shërbëtori i të Dërguarit a.s. Emri Naim do të thotë “i këndshëm për ta parë”.

Namir – Namir ibn Tevleb ibn Akj„h Namir do të thotë “leopard”,

Nasr– Kanë qenë 9 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Nasr ibn Hazm. Emri Nasr do të thotë “fitues”.

Naxhid– Naxhib ibn Hisham el-Esdi. Emri Naxhid do të thotë “trim, ndihmës, shpëtimtar”, “i qartë dhe i shquar”,

Nebih– Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Nebih ibn Vehb. Emri Nebih do të thotë “i vetëdijshëm”, “i mirëinformuar”.

Nehik- Kanë qenë 7 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Nehik ibn Mirdas. Emri Nehik do të thotë “trim”, “luan”.

Neufel– Kanë qenë 11 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Neufel ibn Abdullah ibn Nadhlete, luftëtar i Be-drit dhe dëshmor i Uhudit. Emri Neufel do të thotë “i mëshirshëm”, “i bukur”.

Nexhib- Nexhib ibn el-Sera. Emri Nexhib do të thotë “fisnik”, “i talentuar”.

Nuajm- Kanë qenë 25 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Nuajm ibn Mes’ud ibn Amir el-Eshxhei, i cili pranoi Islamin gjatë Betejës së Hendekut, me ç’rast i tha të Dërguarit a.s. “O i Dërguar i Allahut, unë e kam pranuar Islamin. Askush prej popullit tim nuk e di se jam musliman. Më urdhëro se çfarë duhet të bëj.” I Dërguari a.s. i pati thënë “Ti je vetëm një njeri, na ndihmo sa të kesh mundësi. Lufta është shkathtësi, taktikë dhe mashtrim”, më pas Nuajmi futi dyshime ndërmjet aleatëve dhe kështu dha një kontribut të jashtëzakonshëm në përfundimin e Betejës së Hendekut. Emri Nuajm do të thotë “i butë, “i lëmuar”, “begati”.

Numan– Kanë qenë 53 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Numan ibn Abdi Amr, Numan ibn Halef, Numan ibn Malik, që të tre dëshrnorë të Uhudit. Emri Numan do të thotë “i kuq, gjak”

Numejr– Kanë qenë 7 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Numejr ibn Evs el-Eshari. Emri Numejr do të thotë “leopard”.

Nusajr– Nusejr ibn Abdurrahman. Emri Nu-sejr do të thotë “fitimtar”.

Omer– Kanë qenë 28 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe ndarësi i të vërtetës nga e pavërteta Omer ibn Hatabi, një ndër dhjetë të përgëzuarit me xhenet, halifi i dytë i muslimanëve, i clli llogaritet në mesin e 100 personave më me ndikim në histori. Bie dëshmorë duke falur namazin në xhami. Emri Omer do të thotë “jetëgjatë”.

Othman– Kanë qenë 40 sahabë që e kanë pasur këtë emer, ndër ta edhe Othman ibn Afani, nga muslimanët e parë, njëri nga dhjetë të përgëzuarit me xhenet, halifi i tretë i muslimanëve, pronar i dy dritave (ishte i martuar me Rukijen, vajzën e të Dërguarit, kur i vdes ajo, i Dërguari ia jep vajzën tjetër Umu Kulthumin), bie dëshmorë duke lexuar Kuran. Emri Othman do të thotë “i ndershëm”, “i singertë”.

Rafi- Kanë qenë 43 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Rafi ibn Muala, dëshmor i Bedrit. Emri Rafi do të thotë “i madh dhe i fuqishëm”, “me status dhe pozitë të lartë”.

Rashid- Kanë qenë 7 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Rashid ibn Shihab. Emri Rashid do të thotë “i devotshëm”, “ai që shkon rrugës së drejtë”

Rebah- Kanë qenë 10 sahabë që këtë emër, ndër ta edhe Rebah Rebij. Emri Rebah do të thotë “fitimtar”.

Reis- Reis ibn Amir. Emri Reis do të thotë “udhëheqës”.

Riab – Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Riab ibn Hanif. Emri Riab do të thotë “harmoni”, “paqe”.

Ruhejl- Ruhejl el Xhafi. Emri Ruhejl do të thotë “udhëtar”.

Safvan- Kanë qenë 24 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Safvan ibn Vehb, dëshmor i Bedrit. Emri Safvan do të thotë “elegant”, “modest”.

Saib- Kanë qenë 29 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Saib ibn Othman ibn Medh’un, nga muslimanët e parë, migrues në Abisini, ishte përkrah të Dërguarit a.s. në të gjitha betejat dhe dëshmor i Jemames. Emri Saib do të thotë “i rrjedhshëm”.

Said- Kanë genë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Said el Hudheli. Emri Said do të thotë “prijës”.

Salih– Kanë qenë 13 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Salih ibn Abas. Emri Salih është edhe emër pejgamberi që do të thotë “i mirë”.

Salim– Kanë qenë 23 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Salim Mevla Ebu Hudhejfe, ai ishte ndër hafizët më të njohur dhe ishte përkrah të Dërguarit a.s. në të gjithë betejat dhe ndër dëshmorët e Jemames. Emri Salim do të thotë “i pa të meta”, “i sigurt dhe vital”.

Sehl– Kanë qenë 39 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Sehl ibn Adij ibn Zejd, Sehl ibn Kajs dhe Sehl ibn Rumi, që të tre dëshmorë të Uhudit. Emri Sehl do të thotë “i lehtë, jo i vështirë”, “i pakomplikuar”.

Seid– Kanë qenë 75 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Seid ibn Zejd, nga muslimanët e parë dhe nje nga te përgëzuarit me xhenet, ishte përkrah të Dërguarit në të gjitha betejat (përveç Bedrit sepse Muhamedi a.s e kishte dërguar ta vëzhgonte karavanin. e Ebu Sufjanit). Emri Seid do të thotë “i lumtur”.

Sejf– Kanë qenë 5 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Sejf ibn Kajs. Emri Sejf do të thotë “shpatë”.

Sejid– Kanë qenë dy sahabë që e kanë pasur këtë emër, Sejid en-Nexhrani dhe Sejid ibn Bishr. Emri Sejid do të thotë “zotni”.

Seleme– Kanë qenë 55 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Seleme ibn Thabit ibn Kajs, dëshmor i Uhudit. Emri Seleme do të thotë “vital”, “i pa të meta”.

Selman– Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Selman el-Farisij, kërkuesi i të vërtetës dhe ideator i hendekut. Emri Selman do të thotë “i shëndetshëm”.

Semure– Kanë qenë 11 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Semure ibn Xhundub. Në Betejën e Uhudit i Dërguari a.s. kishte lejuar të marrin pjesë edhe dy djelmosha për shkak të aftësive si harkëtar njëri ishte Semure ibn Xhundub. Emri Semure do të thotë “akacie e bardhë”.

Sevad– Kanë qenë 11 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Sevad ibn Malik Emri Sevad do të thotë “pasuri e madhe”.

Sevar– Kanë qenë 5 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Sevar ibn Amr. Emri Sevar do të thotë “luan”.

Sinan- Kanë qenë 23 sahabë që këtë emër, ndër ta edhe Sinan ibn Sinan, luftëtar i Bedrit, Uhudit dhe Hendekut, ishte i pari që ia dha besën të Dërguarit në Bejatu Ridvan. Emri Sinan do të thotë “leopard”, “maja e heshtës”.

Siraxh- Kanë qenë 3 sahabë që e kanë këtë emër, ndër ta edhe Temimi. Emri Siraxh do të thotë”dritë”, “kandil”, “ndriques”.

Subej– Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Subej ibn Hatib, dëshmor i Uhudit. Emri Subej do të thotë “luan”.

Sufjan- Kanë qenë 38 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Sufjan ibn Thabit dhe Sufjan ibn Hatab, që të dy dëshmorë të Bir Me’unes. Emri Sufian do të thotë “i lehtë”, “i pashëm”

Sulejman– Kanë genë 15 sahabë që e kanë këtë emër, ndër ta edhe Sulejman ibn Sa’d. Emri Sulejman është emër pejgamberi që do të thotë “paqësor”, “paqe”.

Sumejr– Kanë qenë 5 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Sumejr ibn Zuhejr. Emri Sumejr do të thotë “shok i mirë”.

Sunejn- Kanë qenë dy sahabë që e këtë emër, Sunejn Ebu Xhemil rilre Sunejn ibn Vakid. Emri Sunejn dotë thotë “tigër”.

Suvejd– Kanë qenë 38 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Suvejd Amr, dëshmor i Mu’tetes. Emri Suvejd do të thotë “prijës”, “harabel”.

Shafi– Shafi ibn Saib. Emri Shafi do të thotë “ndërmjetësues”..

Shebib– Kanë qenë 8 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Shebib ibn Abdullah. Emri Shebib do të thotë “adoleshent”.

Shedad– Kanë qenë 15 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Shedad ibn Shurhabil. Emri Shedad do të thotë “i fortifikuar”, “i përforcuar”.

Shejba- Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Shejba ibn Abdurrahman. Emri Shejba do të thotë “i thinjur”.

Shejban– Kanë qenë 10 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Shejban ibn Malik el-Ensari. Emri Shejban do të thotë “i thinjur”.

Shejman– Shejman ibn Ulaif el-Ezdi. Emri She-jman do të thotë “ai që ka shenjat e bukurisë”.

Shihab- Kanë qenë 12 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Shihab ibn Malik. Emri Shihab do të thotë “meteor”.

Shuajb– Kanë qenë 3 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Shuajb ibn Harb. Emri Shuajb është edhe emër pejgamberi, kuptimi i të cilit nuk dihet

Shurejh– Kanë qenë 13 sahabë që e kanë këtë emër, ndër ta edhe Shurejh ibn Harith ibn Kajs. Emri Shurejh do të thotë “i gjërë”.

Tahir- Tahir ibn Ebu Hala et-Temirrii.E Tahir do të thotë “i dëlirë”, “i virtyshëm”.

Talha- Kanë qenë 29 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Talha ibn Ubejdilah, nga muslimanët e parë dhe një nga të përgëzuarit me xhenet, ishte përkrah të Dërguarit në të gjitha Betejat, përveç Bedrit (në atë kohë ishte në Sham). Në Betejën e Uhudit e mbrojti të Dërguarin a.s. me trupin e tij, me ç’rast kishte marrë mbi 70 plagë. Emri Talha do të thotë “lloj peme”.

Tarik– Kanë qenë 16 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Tarik ibn Ubejd. Emri Tarik do të thotë “ylli i mëngjesit”.

Temim- Kanë qenë 26 sahabë që e kanë pasu.; këtë emër, ndër ta edhe Temim Ed-Dari, ish-prift i krishterë, i cili e pranoi Islamin pas Betejës së Hajberit. Temim ed-Dari është sahabiu i vetëm nga i cili i Dërguari a.s. ka transmetuar hadith (hadithi i njohur i Xhesases). Emri Temim do të thotë “i përkryer”, “ai që e ka arritë pjekurinë e plotë në virtyt dhe mençuri”.

Tufejl– Kanë qenë 13 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe dëshmori i Jermukut, Tufejl ibn Amr ed-Devsij, për të cilin i Dërguari a.s. ishte lutur ” O Zoti im, bëji atij një shenjë që do t’a ndihmojë në bamirësi!”. Emri Tufejl do të thotë “diçka e re, e freskët dhe delikate”.

Tulejha– Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Tulejha ibn Huvejlid. Emri Tulejha do të thotë “lloj peme”.

Thabit- Kanë qenë 56 sahabë që e kanë këtë emër, ndër ta edhe Thabit ibn Amr ibn Zejd dhe Thabit ibn Vaksh ibn Zugbe, që të dy dëshmorë të Uhudit. Emri Thabit do të thotë “i vendosur”, “i qëndrueshëm”.

Theuban- Kanë qenë 5 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Theuban el-Ansi. Emri Theuban do të thotë “i rimëkëmbur”.

Thumame– Kanë qenë 8 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Thumame ibn Uthal, mbreti i Jemames që u vuri embargo ekonomike kurejshëve, pas së cilës kurejshët u detyruan të kërkojnë nga i Dërguari që të ndërmjetsojë për ta. Ky sahabi ka qenë i pari që ka recituar telbijen me zë në Qabe. Emri Thumame do të thotë “bimë tropikale”.

Ubade- Kanë qenë 15 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Ubade ibn Samit, nga ensarët e parë që e pranoi Islamin, ishte pranë të Dërguarit a.s. në të gjitha betejat. Gjatë çlirimit të Egjiptit, Omeri r.a. i shkruan Amr ibn Asit: “Të kam dërguar katër komandantë, secili prej tyre vlen sa njëmijë burra… njëri prej tyre ishte Ubade ibn Samit. Emri Ubade do të tho-të “adhurues”.

Ubej– Kanë qenë 12 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe shkruesi i shpalljes Ubej ibn Ka’b, ishte pranë të Dërguarit a.s. në të gjitha betejat. Katër përsona kishin shkruar dhe përmbledhur Kuranin gjatë kohës së të Dërguarit a.s., njëri nga ata ishte edhe Ubej ibn Ka’bi. Emri Ubej do të thotë “i ndjeshëm”, “i dinjitetshëm”, “i matur”.

Ubejd- Kanë qenë 63 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Ubeid Harith, nga muslimanët e parë dhe dëshmor i Bedrit, pastaj Ubejd iba Muela dhe Ubejd ibn Tejihan që të dy dëshmorë të Uhudit. Emri Ubejd do të thotë “rob”, “shërbëtor”.

Ubejdullah– Kanë qenë 42 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Ubejdullah ibn Bishr. Emri Ubejdullah do të thotë “rob i Allahut”.

Ukashe– Kanë qenë 5 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Ukashe ibn Vehb el-Esedi. Emri Ukashe do të thotë “merimangë”.

Ukbe– Kanë qenë 40 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Ukbe ibn Vehb, luftëtar i Bedrit, Uhudit, Hendekut etj.. Emri Ukbe do të thotë “fundi i të gjithave”

Umejr– Kanë qenë 72 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta Umejr ibn Ebi Vekas (nga muslimanët e parë) dhe Umejr ibn Humam, të dy dëshmorë të Bedrit. Emri Umejr do të thotë “jetëgjatë”.

Unejf- Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Unejf ibn Xhusham. Emri Unejf do të thotë “zotëri”, “epror”.

Unejs- Kanë qenë 8 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Unejs ibn Katade, luftëtar i Bedrit dhe dëshmor i Uhudit. Emri Unejs do të thotë “ai që ta heq frikën”, “ngushëllues”.

Urve- Kanë qenë 25 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Urve ibn Uthathe, nga muslimanët e parë, migrues në Abisini. Emri Urve do të thotë “luan”.

Usame Kanë qenë 12 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Usam ibn Zejd, luftëtar i Hendekut dhe Hunejnit, komandanti më i ri i emëruar nga i Dërguari a.s., ushtria e të cilit mundën romakët në betejë. Emri Usame do të thotë “luan”.

Usejd- Kanë qenë 22 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Usejd ibn Hudejri, luftëtar i Uhudit, Hendekut dhe Hunejnit, i cili kishte zërin e ëmbël dhe kur këndonte Kuran të gjithë mblidheshin ta dëgjonin; një natë derisa po këndonte Kuran në oborrin e tij, vërejti diçka të çuditshme për çfarë edhe i tregoi të Dërguarit të nesërmen, e ai a.s. i tha: “Ata, melekët, të dëgjonin ty, o Usejd… Sikur të vazhdoje ti leximin, njerëzit do t’i shihnin ata dhe nuk do të fshiheshin prej tyre.” Emri Usejd do të thotë “luan”.

Utbe– Kanë qenë 39 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Utbe ibn Rebi ibn Rafi, dëshmor i Uhudit. Emri Utbe do të thotë “rrufc”, “paralajmërim dhe qortim”.

Uvejmir– Kanë qenë 6 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Uvejmir ibn Amir. Emri Uvejmir do të thotë “begati”.

Vail- Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Vail ibn Rebab. Emri Vail do të thotë “ai që do të shpëtohet”

Vakid– Kanë qenë 8 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Vakid ibn Abdullah et-Temimi, nga muslimanët e parë, ishte përkrah të Dërguarit a.s. në të gjitha betejat. Emri Vakid do të thotë “ndriçues”, “shkëlqyes”.

Vehb/Vehbi– Kanë qenë 28 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Vehb ibn Kabus, dëshmor i Uhudit. Emri Vehb do të thotë “dhunti nga Zoti”.

Vekas- Kanë qenë 3 sahabë që e kanë pasur këtë ernër, ndër ta edhe vekas Muhriz, dëshmor i Dhi-Kared. Emri Vekas do të thotë “rrjetë për kapje të zogjve”.

Velid- Kanë qenë 20 sahabëqë e kanë pas, këtë emër, ndër ta edhe Velid ibn Ukbe. Emri Velid do të thotë “djalë, porsalindur”.

Vesim– Vesim el Hixhri. Emri Vesim do të thotë “i pashëm”.

Xhabir– Kanë qenë 36 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Xhabir ibn Abdullah ibn Rejab, ishte përkrah të Dërguarit a.s. në të gjitha betejat. Emri Xhabir do të thotë “ai që rregullon (eshtrat), lidhë plagën”.

Xhafer– Kanë qenë 10 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta Xhafer ibn Ebu Talibi, nga muslimanët e parë, mirgues në Abisini, komandant dhe dëshmor në Mu’tete. Emri Xhafer do të thotë “fisnik”.

Xhemil- Kanë qenë 5 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Xhemil ibn Ma’mar. Emri Xhemil do të thotë “i bukur”, “i pashëm”.

Xhubejr– Kanë qenë 12 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Xhebjr ibn Ijas ibn Halid, luftëtar i Bedrit, Uhudit etj.. Emri Xhubejr do të thotë “ai që rregullon (eshtrat), lidhë plagën”.

Xhundub– Kanë qenë 21 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Xhundub ibn Xhenade el-Gafari i njohur si Ebu Dherri, nga muslimanët e parë, për të cilin i Dërguari a.s. ka thënë: “Nuk mbajti toka e as nuk njohu qielli njeri më të drejtë se Ebu Dherrin.» Emri Xhundub do të thotë “karkalec”.

Xhunejd– Kanë qenë 4 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Xhunejd ibn Abdurrahman. Emri Xhunejd do të thotë “luftëtar”.

Zejd– Kanë qenë 84 sahabë që e kanë këtë emër, ndër ta edhe Zejd ibn Harith, nga muslimanët e parë dhe sahabiu i vetëm i përmendur në Kuran me emër. Ai ishte luftëtar i madh dhe komandant i zoti, mori pjesë përkrah të Dërguarit në Bedër, Uhud, Hendek dhe udhëhoqi shtatë ekspedita. Ishte komandanti i parë në Mu’tete ku edhe bie dëshmor. Emri Zejd do të thotë “bollëk”.

Zijad– Kanë qenë 41 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Zijad el-Bahili. Emri Zijad do të thotë “bollëk”.

Zubejd– Kanë qenë 5 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Zubejd ibn Salt. Emri Zubejd do të thotë “i dhuruar”.

Zuhejr– Kanë qenë 28 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Zuhejr ibn Alkame. Emri Zuhejr do të thotë “i gjallë”, “rrezatues”.

Zubejr– Kanë qenë 7 sahabë që e kanë pasur këtë emër, ndër ta edhe Zubejr ibn Avam, nga muslimanët e parë, njëri ndër dhjetë të përgëzuarit me xhenet, ishte përkrah të Dërguarit në të gjitha betejat. Gjatë çlirimit të Egjiptit, Omeri r.a. i shkruan Amr ibn Asit: “Të kam dërguar katër komandantë, secili prej tyre vlen sa njëmijë burra…” njëri prej tyre ishte Zubejr ibn Avami. Emri Zubejr do të thotë “i fortë, i ashpër”, “i kuptueshëm dhe inteligjent”.

Post a Comment

0 Comments