Advertisement

Responsive Advertisement

DISPOZITA ISLAME NË LIDHJE ME RRAHJEN E GRUAS

 

DISPOZITA ISLAME NË LIDHJE ME RRAHJEN E GRUAS

DISPOZITA ISLAME NË LIDHJE ME RRAHJEN E GRUAS

- Pyetja: Ne e dimë se Islami i jep të drejtë burrit ta rrahë gruan e tij, por çka nëse e bën atë padrejtësisht? Çka nëse i bën zullum gruas së tij dhe e rrah atë pa nevojë? Çka nëse e godet atë me shuplakë?

- Përgjigjja: Nuk ka dyshim se në Islam gruas i janë dhënë të drejta të barabarta sikurse burrit. Burri nuk mund ta dhunojë, t’i bëjë zullum ose ta manipulojë gruan e vet si të dojë. Përkundrazi, Islami rekomandon që burri duhet ta trajtojë gruan e vet me dashuri, respekt dhe dinjitet të madh.

Fukahatë (dijetarët e fikhut) tanë të famshëm lejojnë burrin ta goditë lehtësisht gruan e tij në disa raste. 4 rastet në vijim (dhe rastet e ngjajshme) përmenden në librat e fikhut:
1. Nëse ajo refuzon të zbukurohet për burrin e saj.
2. Nëse ajo refuzon të ndajë shtratin me burrin e saj.
3. Nëse ajo del nga shtëpia pa nevojë duke mos marrë leje prej tij.
4. Nëse ajo i lë namazet farz ose e lë guslin pasi pastrohet nga hajdi (menstruacionet). - Ka mospajtime në lidhje me këtë pikë të fundit. Disa fukaha lejojnë burrin ta goditë lehtësisht gruan e tij, kurse të tjerët nuk pajtohen.
Edhe pse ka disa raste (4 raste, sipas medhhebit hanefij) që i jepet leje burrit ta goditë gruan e tij, sidoqoftë librat e Hadithit theksojnë se ai mund ta goditë atë vetëm lehtësisht, në një mënyrë që nuk e mavijos atë ose pa i shkaktuar lëndim asaj.

Duhet pasur në mendje se ai vetëm mund ta goditë atë pasi së pari ia ka tërhequr vërejtjen dhe nëse kjo nuk ka ndikim, atëherë fle në dhomë/shtrat të ndarë. Nëse ajo prapë nuk bindet, burrit do t’i lejohet ta goditë LEHTËSISHT gruan e tij, pa shkaktuar ndonjë plagë, lëndim ose dëm.
Përsëri, kjo është vetëm diçka që lejohet e jo diçka që pëlqehet. Preferohet që çifti të jenë mendjegjerë, të durueshëm dhe të tolerojnë njëri-tjetrin. Goditja duhet të jetë hapi i fundit pas hulumtimit të të gjitha mundësive të tjera.

Nëse burri e abuzon këtë “përgjegjësi” dhe e rrah gruan pa i respektuar kufijtë e caktuara nga Kur’ani dhe Sunneti, atëherë ajo mund ta çojë atë në gjykatën Islame dhe kadiu (gjykatësi) do të gjykojë në përputhje me rrethanat. Ajo nuk mund të hakmerret në të sajën, kjo është për të mirën e saj, përndryshe burri do të luftojë kundër dhe do të shpërthejë luftë në shtëpi. Sidoqoftë kjo mund të zbatohet [si kundërmbrojtje, shtesë e faqes “Mez’hebliu”] nëse ajo ka mavijosje dhe lëndime.
Nëse ai e godit me shpullë në fytyrë dhe kjo nuk i shkakton asaj ndonjë lëndim, asaj nuk i lejohet ta çojë atë në gjykatë, edhe pse ai do të jetë gjynahqar, për shkak të shkeljes së ligjeve të Islamit. Mirëpo nëse lëndohet, ajo mund të marrë veprime legale. Thjesht shkaktimi i lëndimeve dhe plagëve është i mjaftueshëm për gruan ta çojë burrin e saj në gjykatë, edhe pse këto plaga mund të shërohen në një periudhë të shkurtër kohore. Pa dyshim që gjykatësi do të japë një vendim të përshtatshëm.

Burimet e konsultuara:
- “El-bahru-r-rraik” i Imam Ibn Nuxhejmit, rahimehullah, 3/237; 8/392
- “El-muhitu-l-Burhanij”, i Imam Burhanuddin El-Buharijut, rahimehullah, 3/124.
- “Bedai’u-s-sanai’i” i Imam El-Kasanijut, rahimehullah, 6/381.
- “Raddu-l-muhtar” i Imam Ibn ‘Abidinit, rahimehullah, 4/79, botimi i “El-babi-l-halebij”.
- “‘Ujunu-l-mesaili” i Imam Ebu-l-Lejth Es-Semerkandijut, rahimehullah, 1/280.
- “Fetava”, i Imam Kadihanijut, rahimehullah, 2/179; 3/273.
- “Fet’hu babi-l-‘inajeti” i Mulla ‘Alij El-Karijut, rahimehullah, 3/236.

Dhe Allahu te’ala e di më së miri,
ve-s-selam!

— Mufti Ismai’il Musa, Allahu e ruajttë!
Huazuar: Mez'hebliu.

Post a Comment

0 Comments