Shkruan: Ahmed El-Haxhi El-Kurdi El-Hanefi
1. Shjeh i nderuar cili është vendimi fetar mbi konsumimin e birrës?
Nëse vërtetohet se pija e quajtur birrë është plotësisht pa alkool edhe pse më duket e pamundur si dhe është e prodhuar nga lëndë të pastra, atëherë nuk ka ndonjë pengesë në konsumimin e saj edhe pse moskunsumimi i saj ka përparësi për shkak të largimit të dyshimit.
E nëse në atë birrë ka alkool, qoftë edhe në sasi të paktë, atëherë pirja e saj është haram. Kjo për shkak të haramit të konsumimit të asaj që deh.
Allahu e di më mirë!
Burimi: www.islamic-fatwa.com/fatawa/index.php?module=fatwa&id=47026
2. Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berakatuhu! A lejohet pirja e birrës (lëngut të elbit) në të cilën ka rreth 9% alkool? Pastaj kjo përqindje a konsiderohet khamër dhe prej gjërave dehëse?
Kurrsesi nuk lejohet pirja e asaj që përmban alkool.
Allahu e di më mirë!
Burimi: www.islamic-fatwa.com/fatawa/index.php?module=fatwa&id=53350
3. Birra pa alkool a është e lejuar fetarisht?
Nëse vërtetohet se kjo birrë është plotësisht pa alkool edhe pse më duket e pamundur, atëherë nuk ka ndonjë pengesë në konsumimin e saj. Edhe pse moskunsumimi i saj ka përparësi për shkak të largimit të dyshimit. E nëse në pije ka alkool, atëherë pirja e saj është haram.
Allahu e di më mirë!
Burimi: www.islamic-fatwa.com/fatawa/index.php?module=fatwa&id=37654
4. Pirja e birrës pa alkool a është hallall apo haram?
Nëse vërtetohet se kjo birrë është plotësisht e pastër nga alkooli edhe pse më duket e pamundur, atëherë nuk ka ndonjë pengesë në konsumimin e saj edhe pse lënia e saj ka përparësi për shkak të dyshimit.
E nëse në këtë birrë ka alkool qoftë edhe në sasi të paktë, atëherë pirja e saj është haram.
Allahu e di më mirë!
Burimi: www.islamic-fatwa.com/fatawa/index.php?module=fatwa&id=29789
5. Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berakatuhu! I nderuari shejh, çfarë dëshironi të thoni me këtë fjali në fetfanë tuaj: "Nëse vërtetohet se kjo birrë është plotësisht e pastër nga alkooli edhe pse më duket e pamundur, atëherë nuk ka ndonjë pengesë në konsumimin e saj"? Allahu ju dhashtë të mira të mëdha shejh!
Atë që kam pasur për qëllim është se, nëse në përbërjen e lëngut të elbit (birrës) nuk hyn alkooli në asnjë mënyrë, atëherë nuk ka penges në pirjen e kësaj.
E nëse në përbërjen e kësaj pije hyn edhe alkooli, pa qoftë edhe ndonjë sasi e paktë prej tij, atëherë nuk lejohet pirja e këtij lëngu. Sipas mendimit tim, shumica e këtyre lëngjeve janë të këtij lloji. E nëse është kështu, atëherë nuk lejohet pirja e këtij lëngu për shkak të prezencës së alkoolit në të, që është një lëndë e ndaluar-haram.
Allahu e di më mirë!
Burimi: www.islamic-fatwa.com/fatawa/index.php?module=fatwa&id=10354
6. Unë e kam provuar shijen e birrës edhe pse nuk jam dehur aspak, pastaj mësova se në qafën time kam një dënim prej 40 kamxhikimeve. Pyetja ime është se, nëse vërtetë është kështu, a më lejohet që unë personalisht ta kamxhikoj veten time?
Nëse birra është pa alkool dhe nuk është në shishet e ngjashme si të atyre me alkool dhe është prodhuar nga lëndë të pastra, atëherë nuk ka ndonjë pengesë në pirjen e saj. Përndryshe pirja e saj është haram.
Pastaj nëse ke pirë alkool, të mjafton të pendohesh sinqerisht dhe ti kërkosh falje Allahut Fuqiplotë duke mos u kthyer asnjëherë më në atë veprim.
Allahu e di më mirë!
Burimi: www.islamic-fatwa.com/fatawa/index.php?module=fatwa&id=31785
7. Esselamu alejkum ve rahmetullah ve berakatuhu! Pyes për një njeri i cili për 18 vjet ka punuar në fabrikën e prodhimit të shisheve dhe tani e ka lënë më atë punë. Kjo kompani ka prodhuar të gjitha llojet e shisheve, duke përfshirë edhe ato të birrës dhe alkoolit, tani si është puna e tij dhe si duhet të jetë pendimi i tij nga kjo punë?
Ky njeri tani duhet të bëjë një pendim të sinqertë edhe atë duke u bërë pishman për atë që ka kaluar dhe duke u bërë i vendosur që në të ardhmen mos të kthehet më në ato gabime. Pastaj, duhet të i shtojë punët e mira, posaçërisht sadakatë ndaj fukarenjëve dhe të ngratëve, kjo sipas mundësisë. Shpresoj që këto gjëra të jenë të mjaftueshme për pranimin e pendimit të tij te Allahu i Lartë!
Allahu e di më mirë!
Burimi: www.islamic-fatwa.com/fatawa/index.php?module=fatwa&id=548
Autor i fetfave: Prof. Dr. Ahmed El-Haxhi El-Kurdi El-Hanefi*.
Burimi i fetvave: Është theksuar pas çdonjërës fetva.
Përktheu: Hazir Selmani.
-----
*Prof. Dr. Ahmed El-Haxhi El-Kurdi është njëri nga akademikët më të mëdhenj sirian të fikhut hanefi. Ai është autor i disa veprave tejet të rëndësishme. Disa prej këtyre vepra përdoren si materiale bazore për studime nga studentet e Fakultetit të Sheriatit në Universitetin e Damaskut dhe më gjerë. Ky dijetar i madh është edhe njëri nga ekspertët kryesor të përpilimit të Enciklopedisë Fikhore të Kuvajtit (XLV vëllime). Ai është autor i mbi 70.000 fetfave të publikuara në webfaqen (www.islamic-fatwa.com). Tani jeton dhe vepron në Kuvajt.
0 Comments