Efektet e akteve të adhurimit duhet të pasqyrohen në sjelljen e besimtarit në jetën e tij dhe marrëdhëniet e tij në shoqërinë dhe në familjen dhe, nëse efektet e adhurimit nuk ndikojnë në jetën e besimtarit, ajo bëhet vetëm një paraqitje e jashtme, pamje, foto , formë pa shpirt dhe thelb esencial shpirtëror.
Ka disa njerëz që, kur janë duke folur për «thelbin e adhurimit në Islam», aludojnë një veti të të qenit një foto, pamje ose formë e thjeshtë përmes së cilës synojmë devotshmërinë ndaj Zotit, që do të thotë se këto adhurime janë “Tevkifije” pa kompromis dhe praktikohen ashtu siç janë në formën dhe mënyrën e tyre. Dhe nga besimtarët nuk kërkohet të pyesin për formën e tyre aq sa kërkohet realizimi dhe zbatimi i këtyre adhurimeve. Nga ata që përqafojnë këtë mendim, është edhe Abas Mahmud Al-Akkad në librin e tij “Faktet e Islamit dhe të pavërtetat e kundërshtarëve”.
Realitetit që nuk ka dyshim se është që perceptimi se adhurimet janë vetëm tarifa dhe forma, të cilat obligohemi t’i kryejmë, ndërsa feja (në thelb) është një gjë e fshehur në brendësi dhe veprat nuk ndihmojnë pa pasur në brendësinë e saj anën shpirtërore; e gjithë kjo gjen vend brenda shkrimeve të Mistikëve “Sufistë” dhe në librat e Sheih el-Islam Ibn Tejmije, veçanërisht në librin «Robëria» dhe në librin “Kryevepër Irakiane në veprat e zemrës”.
Nga kjo rezulton se thelbi i adhurimit në Islam është thelbi i fesë “Dinit”, nga pikëpamja se feja është besim në vend të parë. Dhe adhurimet ‘Ibadetet’ në format e tyre të jashtme nuk kanë asnjë vlerë nëse nuk përmbajnë anën shpirtërore të fshehtë. Prandaj, nëse adhurimet e kërkuara si pjesë e fesë – ngase me to dëshmojmë përkushtimin ndaj Allahut xh.sh.- nuk kanë asnjë vlerë, nëse në esencën e saj nuk e kanë “Zemrën”, sepse zemra, ‘ana shpirtërore’, është një prej bazave të fesë dhe të besimit.
Ngritja e shkallës së besimit
Dhe, nëse një nga botëkuptimet e Islamit është “ Nënshtrimi ndaj Allahut”, ky nënshtrim nuk arrihet nëse në esencën e tij nuk përmban sinqeritetin dhe bindjen e thellë në njohjen dhe besimin ndaj Allahut xh.sh.. Gjithashtu Islami nuk mjaftohet vetëm me këtë pjesën e dytë të bazës së fesë; prandaj nuk mjafton dëshmia dhe bindja me ‘shehadet’, por, për ta arritur shkallën e nënshtrimit ndaj Allahut xh.sh., duhet të jenë njëkohësisht të dy bazat - ajo shpirtërore dhe ajo formale e adhurimeve. Prandaj ngritja në shkallën e besimit është sikur na porosit në hadithin e Xhibrilit a.s., ku Pejgamberin a.s. e pyet për këto koncepte: Islamin, Imanin, Ihsanin.
Në shkallën e besimit në asnjë mënyrë nuk ndahen veprat e gjymtyrëve të jashtme nga veprat e atyre të brendshme. Dhe nga këtu buron definicioni i Ibn Kajjimit për besimin në librin e tij ‘Fevaid- Dobitë’, ku thotë: “Shfaqja e tij është me gjuhë dhe vepër me gjymtyrë të jashtme, dhe brendia e tij është besimi me zemër, nënshtrimi dhe dashuria ndaj Allahut xh.sh., ku dukja pa brendinë e saj nuk sjell dobi.
Gjithashtu, nëse thelbi i fesë dhe adhurimit janë në esencë një, siç e cekëm më lart, kjo do të thotë se feja dhe vlerat / etika janë dy çështje të pandashme, aq sa qëndrojnë veprat shpirtërore të zemrës domosdoshmëri e natyrshme për të gjitha format e adhurimeve, dhe aq sa është domosdoshmëria për të arritur shkallën e besimit ndërlidhur mes veprave shpirtërore të brendshme dhe gjymtyrëve. Pra për këtë arsye nuk ndahet adhurimi në Islam nga ky segment i vlerave, që është bazë e fesë, dhe nga kjo kishte burimin pohimi i dijetarit Muhamed Adbu në librin e tij “Mesazhi i Njëshmërisë’:”
Efektet e akteve të adhurimit duhet të pasqyrohen në sjelljen e besimtarit në jetën e tij dhe marrëdhëniet e tij në shoqërinë dhe në familjen dhe, nëse efektet e adhurimit nuk ndikojnë në jetën e besimtarit, ajo bëhet vetëm një paraqitje e jashtme, pamje, foto , formë pa shpirt dhe thelb esencial shpirtëror, - siç e përshkruan Ebu el Vefa Taftayani në librin e tij “Hyrje në Mistiken Islame”. Ndërsa, për sa i përket adhurimit të Haxhit, mund të themi se ai përmban vlera të dobishme për individin dhe shoqërinë.
Në të vërtetë Haxhi është adhurim, obligim gjithëpërfshirës, sepse ai përmban të gjitha kushtet e Islamit:
Shahadetin, ngase bazohet në shprehjen e Njëshmërisë së Allahut dhe ndjekjen/pasimin e fjalëve dhe veprave të Pejgamberit a.s.;
Namazin, ngase namazi në xhamitë e shenjta ka vlerën dhe shpërblimin më të madh;
Zekatin në kuptimin e gjerë të tij;
Dhe Agjërimin, ngase mund të agjërojmë nafile ose të shpaguajmë ndonjë pengesë ose gabim në disa veprime të Haxhit.
Objektivat e Haxhit
Përveç këtyre katër shtyllave që përmblidhen në Haxh, ai përmban edhe Xhihadin, sepse Xhihadi në esencën e tij është përgjigje ndaj thirrjes hyjnore për t’u tubuar në një vend të shenjtë. Pra, Haxhi është një adhurim grupor, i cili ka për qëllim arritjen e dy objektivave kryesorë:
1.Objektivi i parë: Të zhveshurit e njeriut nga të gjitha trashëgimet mendore , shoqërore dhe privilegjet intelektuale, sociale, klasore, kombëtare dhe nga të gjitha dallimet, të cilat shkëputen lidhjet njerëzore në mes tij dhe shoqërisë. Nga kjo haxhiu vjen i zhveshur nga të gjitha shenjat, ose dalluese ose zbukuruese, në rroba të thjeshta, e të gjithë njerëzit janë njësoj, barabartë??. Ai gjithashtu vjen i zhveshur nga të gjitha që posedon nga pozita e tij shoqërore, politike, i zhveshur nga fuqia fisnore, etnike dhe shtresa shoqërore. Askush në mesin e milionave, as zotëria i fryrë që ecën i ngulfatur nga truprojat dhe pasuesit e tij, nuk dallohet. Ai vjen i zhveshur – të themi më mirë i liruar – nga prangat e robërisë dhe varfërisë; nuk sheh pasurinë e të pasurit dhe as fuqinë e të fuqishmit, as privilegjet e të bardhit ndaj të tjerëve, - të gjithë ata nuk kanë asnjë privilegj. Aty vërehet vetëm barazia e të gjithëve!
2. Objektivi i dytë është Njëshmëria e Allahut xh.sh., sepse, kur të zhvishen të gjithë nga ato dallimet që ndikojnë në jetën e përgjithshme, lehtësohet pranimi i botëkuptimit të Njëshmërisë për shpirtrat dhe ato takohen mbi këtë objektiv, merr nga ai aq sa jep, nuk ka monopol, nuk mbajnë mëri ose zili, nuk humb dhe nuk mjerohet etj..
Për sa kohë që aktet e adhurimit janë prirje për udhëheqje morale dhe shpirtërore - si dhe përfitimet e saj shoqërore dhe në Botën tjetër – Mistikët, ‘Sufistët’ janë interesuar dhe për këtë aspekt kanë një interes të konsiderueshëm, ata e praktikuan në ritet e tyre dhe i dhanë një rëndësi të veçantë, duke i edukuar pasuesit e tyre më shumë nga mjetet e edukimit shpirtëror.
Nga ajo që u theksua më lart, mund të përfundojmë së vlerat shpirtërore dhe morale në Islam shprehen në arritjen e Besimit të thellë fetar në shpirtin e njeriut, duke forcuar personalitetin e besimtarit fizikisht dhe psikologjikisht, fetarisht dhe për jetën e kësaj bote, materialisht dhe moralisht. Është e njohur se njeriu i përmbahet së mirës dhe etikës tokë: qoftë për shpresat e menjëhershme, ose duke shpresuar shpërblim të pritur më vonë, ose largim të dëmtimit që e kërcënon, ose admirim dhe falënderim nga njerëzit pa pritur shpërblimin e menjëhershëm (lëvdata të njerëzve, falënderime), ose për të hyrë në Xhenet.
Besimi i sinqertë fetar arrin të gjitha këto kuptime së bashku, dhe gjithmonë i kujton besimtarit se trajtimi është fe, dhe se sjellja e moralshme sjell kënaqësi në këtë botë dhe në Botën e amshueshme. Këtë në të vërtetë e thonë ajetet kuranore: “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde Xhenetin që u premtohej. (u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij Që fal mëkatet dhe Që është mëshirues! E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej myslimanëve”? (Fussilet, 30-33).
Besimtar i vërtetë është ai që mëson se arritja e niveleve më të larta të ndërgjegjes njerëzore është e lidhur kryesisht me realizimin e pozitës së tij në univers e jetë, dhe se thelbi i adhurimit u përgjigjet shumë lehtë për tri pyetjeve që kanë habitur njerëzimin për një kohë të gjatë: Nga ku? Dhe për Ku? Dhe pse? Ajeti kuranor sqaron: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. (Edh-Dharrijat, 56).
Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, Tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, kurse njeriu e mori atë mbi vete; dhe ai i bëri të padrejtë vetes, dhe ishte i padijshëm”. (Al-Ahzab, 72)
Muhamed Hilmi Abdul Vehab
Përktheu: Mr. Besim Mehmeti
Dituria Islame 256
0 Comments