Një njeri i cili nuk kuptonte ose nuk dëshironte të kuptonte arsyen përse është haram alkooli shkoi tek një dijetar dhe e pyeti:
- A më bën dëm po të ha pak rrush?
- Jo nuk të bën dëm.
- Po sikur të ha pak bar pas rrushit?
- Nuk të ndodh asgjë, mund të hash.
- Po sikur të pi edhe pak ujë a më bën dëm?
- Jo, nuk të bën dëm.
Burri mbeti shumë i kënaqur nga këto përgjigje dhe tha:
- Por, nëqoftëse përzien këto të trija bëhet një verë shumë e mirë... po t'i përziej këto në stomak nuk është haram, përse atëherë bëhet haram t'i përziej para se t'i fus në stomak?
Dijetari buzëqeshi, morri një grusht dhe, dhe e pyeti burrin:
- Po ta hedh këtë dheun a vritesh?
- Jo!
- Po të hedh edhe pak ujë a vritesh?
- Jo!
- Po të të lë të presësh pesë minuta në diell a ndien dhimbje?
- Jo, nuk ndiej.
Atëherë dijetari vazhdoi:
- Po t'i bashkoj dheun, ujin dhe nxehtësinë e diellit dhe më pas të godas në kokë çfarë ndodhë?
Burri kur dëgjoi këto fjalë vuri të dy duart në kokë dhe filloi të bërtiste:
- Ah koka... ah koka!
- Nuk po të gjuan askush me tullë në kokë tani, çfarë ke që bërtet?
- Nuk po më gjuan me tullë, por fjalët që i the më ranë në kokë më të rënda se tulla, u përgjigj burri.
0 Comments