Advertisement

Responsive Advertisement

Kush duhet therë kurbanin ?

 

Kush duhet therë kurbanin ?

Pyetje:

Selamu alejkum, i nderuari hoxhë, meqë po afrohet gjithnjë e më shumë koha e kurbanëve, dhe po bisedohet rreth kurbanëve, kisha dashur të pyes: kush duhet ta therë kurbanin dhe a lejohet që ta therë dikush tjetër.

Përgjigja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Elhamdulil-lahi rabilalemine ves-salatu ves-selamu ala resulil-lah, ve ba’d.

I nderuar, prerja e kurbanit është mirë pra e preferuar që të bëhet nga vet personi i cili ka bërë nijet të ther kurban. Nëse ka njohuri dhe mundësi për therjen e tij, e nëse nuk mundet apo nuk din të ther kurbanin atëherë është më mirë të ndihmohet nga dikush tjetër. Nëse dikush tjetër e therë kurbanin, atëherë është mirë që zotëriu i kurbanit të qëndrojë pran tij dhe ta sheh atë duke e therur, sepse i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i kishte thënë Fatimes r.a. bijës së tij: “Oj Fatime, ngrihu dhe shihe kurbanin tënd, sepse të falen mëkatet me pikën e parë të gjakut që bie në tokë” dhe thuaj: vërtetë namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun e gjitha botëve, Ai është i pa shok, me atë jam i urdhëruar e unë jam nga muslimanët”

Prerësi i kurbanit është mirë të jetë musliman, sepse është mekruh që prerësi i kurbanit të jetë nga ithtarët e librit (ehlul kitab), por nëse e pret kurbani është i vlefshëm. Mirëpo nuk lejohet në asnjë mënyrë që kurbanin ta therë idhujtari apo ateisti i cili nuk beson në Zot.

Val-llahu ealem

Jusuf Zimeri

Post a Comment

0 Comments