Advertisement

Responsive Advertisement

Koha e prerjes së kurbanit për të vdekurit

 

Koha e prerjes së kurbanit për të vdekurit


Pyeteje: Selamu alekum profesor, kisha dëshirë të parashtroj një pyetje: cilën ditë duhet mu pre kurbani për te vdekurit një dit para bajramit apo ditën e bajramit. Selam.

Përgjigje.

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Elhamdulil-lah, ves-salatu ves-selamua ala resulil-lah ve ba’d.

Dispozita e kurbanit është vaxhib, që është ligjësuar vitin e dytë pas hixhretit ngjashëm sikur edhe zeqati dhe sadekatul fitri. Argument për ligjësimin e kurbanit kemi ajetin kur’anor ku Allahu Xhel-le Xhelaluhu ka thënë: “Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”[1]. Pastaj hadithi i transmetuar nga Enes b. Maliku r.a. i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme me dorën e tij kishte prerë kurban dy desh të larëm me brinjë, kishte bërë bismil-lah dhe tekbir”[2] Kur e pyetën të Dërguarin e Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme se pse bëhen këto kurbane, ai u përgjigj: ”Është suneti (Tradita) i babait tonë, Ibrahimit. Ata i thanë: “çfarë përfitojmë ne prej tyre?” Ai i tha: “Për çdo qime, një të mirë.”[3] Gjithashtu transmetohet se Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: Kush ka mundësi të therë kurban dhe nuk ther, të mos i afrohet xhamisë sonë.[4]

Koha e Kurbanit është e përcaktuar, andaj edhe vlefshmëria e kurbanit varet nga zbatimi i këtij obligimi brenda kohës së përcaktuar. Koha e therjes së kurbanit (si për të gjallët ashtu edhe për të vdekurit) fillon pas faljes së namazit të bajramit dhe përfundon ditën e tretë të kurban bajramit, pak para kohës së akshamit, porse koha më e preferuar është dita e parë e kurban bajramit. Ata të cilët presin kurbanet e tyre para kohës detyrohen ti përsërisin, ngase Pejgamberi Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: “Kush e ka bërë kurbanin para namazit, le ta përsërisë”[5].

Në vendin tonë shpeshherë theret kurban për të vdekuri dhe atë ditën e Arefatit, respektivisht natën e bajramit. Në këtë rast, nëse kurbani për të vdekurin është me porosinë e të vdekurit, pra nëse bëhet për kurban vaxhib, atëherë pa tjetër të therret në kohën e përcaktuar, e nëse e therret ditën e Arefatit apo ditën e arifes siç njihet tek ne, atëherë duhet përsërisë kurbanin për të vdekurin në kohën e caktuar. Nëse ky kurban për të vdekurin nuk është me porosi, por thjesht vullnet i trashëgimtarëve që të vdekurit të tyre ti therrin një kurban, dhe atë e therrin ditën e arifës, kjo therrje nuk quhet kurban, por sadeka prej sadekave dhe një veprim i tillë është i mirë dhe i lavdruar sipas islamit.

Vall-llahu ealem.

Jusuf Zimeri

[1] Suretu El Kevther : 02


[2] Imam Muslimi


[3] Ibni Maxhe


[4] Ibni Maxhe


[5] Buhariu dhe Muslimi

Post a Comment

0 Comments