AVANTAZHI I PRERJES (POROSIVE) TË KURBANËVE NË MEKË ???
Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po reklamohet dhe propagandohet se porosia dhe prerja e Kurbanëve nga vendi i jonë, në Mekë, qenka me shpërblime më të mëdha se sa në vendlindje.!!
Fillimisht njoftojmë bsimtarë tanë se pas kësaj propagande fshehen interesa dhe levërdi ekonomike, sepse kjo vështirë se ka të bëjë me realitetin islam.
Sipas Islamit, parimi themelor në lidhje me kurbanin është se kurbani duhet ta therë vetë dhe të mos caktojë dikë tjetër për ta therur veç si përjashtim, dhe ajo që po ndodh tani është se përjashtimi është kthyer në parim.

Çështja tjetër, qëllimi më i mirë i kurbanit është ruajtja dhe ringjallja e ritualit dhe imitimi i shembullit të zotërisë sonë Ibrahimit paqja e Allahut qoftë mbi të, në shoqërinë islame, dhe jo dhënia e lëmoshës për të varfërit.
Për këtë arsye studjuesit hanefij dhe malikij konsiderojnë se dhënia e lëmoshës nga kurbani është e dëshirueshme dhe jo e detyrueshme. Delegimi i kurbanit jashtë vendit ku jetojnë muslimanët e humb qëllimin dhe komunikimit me fqinjët myslimanë duke u dhënë atyre sakrificën, duke demonstruar vlerat e tolerancës, bashkëpunimit, etj.

Prandaj edhe ish Muftiu i Saudisë Shejh Binbazi , në fetvanë e tij thotë:
Të gjitha punët e mira në Mekë janë më të mira, por nëse nuk ka kush ta hajë kurbanin në Mekë, atëherë është më mirë ta therrë në një vend tjetër ku ka të varfër.

Burimi: Përmbledhja e Fetvave të Shejh Ibn Bazit (18/48)
Pra, edhe njëherë ju përkujtojmë se më me prioritet është që kurbani të theret vetë, personalisht dhe në vndin ku jeton se sa në çdo vend tjetër.

Jusuf Zimeri.
0 Comments