“Unë nuk mund të kërkoj falje për prindërit e mi!”
Ai doli para foltores dhe e filloi fjalimin e tij. Nga vështrimi i tij shihej se e kishte të vështirë, dhe ajo që ndjente shpirti i tij, u manifestua disa minuta më vonë. Bëhet fjalë për një burrë britanik, rreth 35 vjeç, i konvertuar, nga sjellja dhe mënyra e tij e të folurit, mund të vërehej se ai ka kohë që e ka pranuar Islamin. Ai e filloi fjalimin e tij, ose një fjalim të shkurtër, me fjalët:
“Mos i nënvlerësoni begatitë të cilat i posedoni, ju lutem mos e bëni! Mos i nënvlerësoni prindërit tuaj muslimanë, të cilët besojnë në Allahun dhe Pejgamberin e Tij, të cilët e falin namazin dhe e agjërojnë ramazanin, mos i harroni ata në lutjet tuaja!”
Dhe pastaj ai filloi të qajë, duke marrë frymë dhe duke folur me vështirësi!…
“Prindërit e mi nuk janë muslimanë, gruaja ime është e pranishme këtu dhe ajo e di se sa shumë i dua unë prindërit e mi. Edhe prindërit e mi gjithashtu më duan shumë, ata më duan aq shumë, sa që është e vështirë të shpjegohet. Atyre nuk ju pengon që unë e kam pranuar Islamin, dhe babai im më thotë çdo ditë, dmth. çdo ditë ai ma shpreh mua se sa më do.
Një dashuri të këtillë, nuk do ta gjeni as në shumë familje muslimane. Mirëpo, çka nëse babai im vdes, çka nëse vdes në këtë gjendje, çfarë do të jetë fundi i tij, ku do të përfundojë ai?
Ju mund të bëni lutje për prindërit tuaj, kurse unë nuk mund të bëj lutje për babanë tim kur të vdesë.
Vëllezër dhe motra!
Ky është realiteti në të cilin unë po jetoj, ky është realiteti im! Prandaj mos i nënvlerësoni begatitë të cilat i keni!”
Me të vërtetë, ky tregim ma kujton gjendjen e Pejgamberit (savs), i cili ishte në një gjendje të ngjashme. Pejgamberi (savs), e vizitoi varrin e nënës së tij dhe qau pranë varrit të saj. Sahabët që ishin me të, kur i panë lotët e tij, edhe ata filluan të qajnë. Ai u kthye kah ata dhe tha: “Unë iu luta Allahut që të më lejonte të kërkoja falje për nënën time, por nuk më lejoi, pastaj kërkova që të më lejohej ta vizitoja varrin e saj, dhe më lejoi. Vizitoni varrezat, sepse ata ua kujtojnë vdekjen.” (Muslimi)
Ebu Hurejre (r.a.), transmeton se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Larg qoftë (nga mëshira e Allahut), larg qoftë, larg qoftë – ai i cili e pret pleqërinë e prindërve të tij, ose të njërit prej tyre, dhe (për shkak të tyre) nuk hyn në xhenet!” (Muslimi)
I ka pyetur Pejgamberi (savs), sahabët e tij:
“A doni të ju tregoj se cilat janë mëkatet më të mëdha?”
Ata thanë: “Sigurisht, po o i Dërguari i Allahut!”
Ai tha: “Ato janë politeizmi dhe mosbindja ndaj prindërve!” Në atë moment ai ishte i mbështetur, pastaj u ul dhe shtoi: “Edhe dëshmia e rreme! Dhe vazhdoi ta përsëriste…” (Buhariu dhe Muslimi)
Ky hadith është konfirmim i fjalës së Allahut të Lartësuarit:
“Thuaj: “Ejani t’ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit…” (el-En’am, 151)
Përkthim: Miftar Ajdini

0 Comments