Advertisement

Responsive Advertisement

Cilat dua (lutje) duhet lexuar gjatë kryerjes së tavafit?

 

Cilat dua duhet lexuar gjatë kryerjes së tavafit?

Pyetje:

Cilat dua duhet lexuar gjatë kryerjes së tavafit?

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit

Përgjigje:

Është mustehab kur preket Guri i Zi, herën e parë dhe gjithashtu kur fillon tavafi, të thuhet:


: بِسمِ اللَّهِ واللَّهُ أكْبَرُ، اللَّهُمَّ إيمانًا بِكَ وتَصدِيقًا بِكِتابِكَ، ووَفاءً بِعَهْدِكَ واتِّباعًا لِسُنَّةِ نَبِيِّكَ ﷺ.

"Me emrin e Allahut: Allahu është më i madhi. O Allah, me besim në Ty dhe besim në librin Tënd, në përmbushje të marrëveshjes Tënde dhe duke ndjekur sunnetin e Pejgamberit Tënd."1

Është e pëlqyeshme që kjo dua të përsëritet kur të vijë paralelisht me gurin në çdo rrotullim (tavaf).

Në tre rrotullimet e para të tavafit duhet thënë:

اللَّهُمَّ اجْعَلْهُ حجا مبرورا وذنْبًا مَغْفُورًا، وسَعْيًا مَشْكُورًا

"O Allah mu pranoftë haxhi, të më falen mëkatet dhe të shpërblehet mundi im."2

Gjatë katër rrotullimeve të mbetura duhet thënë:

اللَّهُمَّ اغْفِر وارْحَمْ، واعْفُ عَمّا تَعْلَمْ وأنْتَ الأعَزُّ الأكْرَم، اللَّهُمَّ رَبَّنا آتنا في الدُّنْيا حسنة وفي الآخرة حسنة وقِنا عَذابَ النّارِ

"O Allah, falë dhe mëshiro dhe fale atë që Ti e di. Tu je më i Fuqishmi dhe Fisnik."3

Sipas Imam Shafiut, gjëja më e mirë që mund të thuhet gjatë tavafit është:

اللَّهُمَّ رَبَّنا آتِنا في الدُّنْيا

"O Allah Zoti ynë na jep të mira në këtë botë."4


Vetëm Allahu e di më së miri

Përktheu: Zëri Kur'anor

Burimi: islamqa.org

Shkruar nga Shejh Ahmed bin Muhamed Umerxhi

Kontrolluar dhe miratuar nga Myftiu Mohammed Tosir Miah

Darul Ifta Birmingham


1 Kitab al-Adhkar, Faqe 290, Publishing Turath 2014

2 Kitab al-Adhkar, Faqe 290, Publishing Turath 2014

3 Po aty

4 Po aty

Post a Comment

0 Comments