Advertisement

Responsive Advertisement

Alkooli më i rrezikshëm se kokaina dhe lëndët narkotike

 

Alkooli më i rrezikshëm se kokaina dhe lëndët narkotike
Studimi që vë alkoolin në krye të listës së lëndëve më të dëmshme ka qenë një befasi e pakëndshme, e ngjashme me rrufenë prej qiellit, për ata që vazhdojnë konsumimin e alkoolit me pretekstin se në të nuk shohin ndonjë të keqe.

Në një studim shkencor të ri, sipas gazetës Telegraf, të datës 1/11/2010, ekspertët kanë ardhur në përfundim se alkooli është nga lëndët më të rrezikshme për individin dhe shoqërinë. Edhe pse lëndët narkotike mund të kenë ndikim (negativ) më të madh tek individi, prapëseprapë, alkooli ka një efekt shkatërrues të lidhjeve shoqërore.
Rreziku nga alkooli -gjithnjë sipas studimit në fjalë- është trefish më i madh se rreziku që vjen nga kokaina. Pijet alkoolike kanë ndikim më të keq dhe dëm më të madh se heroina, lëndët narkotike (tabletat ekstazë).
Konsumimi i alkoolit llogaritet shkaku i tretë kryesor i vdekjeve, prej të cilave mund të ruhet (mund të mos ndodhin), në SHBA, sikur që i kontribuon përhapjes së një sërë sëmundjesh të shumta, aksidenteve në trafik, krimeve, etj.
Konsumimi i alkoolit prish raportet shoqërore dhe i shërben përhapjes së urrejtjes dhe kultivimit të sjelljeve devijante dhe armiqësore ndaj tjerëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë problemet psikike, e në veçanti depresionin dhe problemet nga konsumimi i alkoolit, i sheh si shkak kryesor të vetëvrasjeve në Evropë dhe në Amerikën Veriore. Statistikat e vitit 2002 sqarojnë se konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton vdekjen e hershme të 2.3 milionë njerëzve në tërë botën ndërsa qëndron prapa 4.4%-it të sëmundjeve në mbarë botën.
Në perëndim gjejmë zëra që thonë se nëse alkooli është më i rrezikshëm se lëndët narkotike dhe me ndikim të keq më të madh se heroina dhe kokaina, atëherë atë duhet radhitur në krye të tabelës së lëndëve më të dëmshme narkotike...


Sa madhështor është Islami!

Vëllezër!
Pasha Allahun, nga dita në ditë vetëm sa më shtohet dashuria për parimet dhe mësimet e kësaj feje të natyrshme, jo pse unë jam rritur si musliman por për atë se çdo ditë gjej diç që fenë tonë e bën më të dalluar dhe më dominante. Kështu që nuk mund ta mbaj veten dhe me gëzimin e kënaqësinë më të madhe e falënderoj Allahun që më bëri mysliman!
Këta shkencëtarët perëndimorë të sodit që na patën shurdhuar veshët me ateizmin, lirinë dhe krenarinë e tyre në pirjen e alkoolit dhe shfaqjen e amoralit, dhe këtë në emër të çlirimit dhe lirisë;
Këta që fenë e akuzonin se shkel lirinë e njeriut dhe se atij nuk i ofron asgjë;
Ja, pikërisht këta janë që po e luftojnë alkoolin me të madhe dhe përpiqen të vënë tatime ndërkombëtare të larta për të vetëm e vetëm që njerëzit të largohen prej tij. Ajo që i bëri të paraqiten me konstatime të tilla qenë rreziqet e mëdha, dëmet shkatërruese dhe rezultatet negative që solli konsumimi i alkoolit.
Kur këta sot i shohim tek thërrasin në nevojën e ndaljes së konsumimit të alkoolit themi me habinë më të madhe: “Subhanallah! Po a nuk thirri profeti ynë, Muhammedi, alejhi’s selam, në këtë para 14 shekujsh kur njerëzve ua ndaloi alkoolin?!”



Autor: Abdu’Daim el-Kehil
Burimi: http://www.kaheel7.com/ar/index.php/2010-02-02-22-25-21/303-2010-11-03-02-00-27
Referencat e autorit:
http://www.telegraph.co.uk/news/newstopics/howaboutthat/7668344/Beautiful-women-can-be-bad-for-your-health-according-to-scientists.html
http://arabic.cnn.com/2010/scitech/11/1/alcohol.mostharmful/index.html
Përshtati në shqip: Sedat Islami
10/11/2010 /islamgjakova

Post a Comment

0 Comments