Advertisement

Responsive Advertisement

Sadakatul Fitri – obligim islam

 

Sadakatul Fitri – obligim islam

Shkroi: Jusuf ZIMERI

Hyrje

Nga obligimet materiale të besimtarit islam, i cili, dëshmon mbi vlerat shumëdimensionale dhe që reflekton shpirtin e besimit dhe humanizmit njerëzor, është edhe SadekatulFitri. Përmes këtij veprimi human e njerëzor, besimtari islam arrin të përjetojë kënaqësinë shpirtërorë, të kultivojë dhe zhvillojë ndjenjat e dashurisë dhe solidaritetit, të plotësoj zbrazëtira ekonomike që janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e baraspeshës mes shpirtërores dhe materies. SadekatulFitri si obligim islam, gritë nivelin e përjetimit të kënaqësisë mes dy palëve, asaj që jep dhe asaj që merr, ruan pastërtinë e pasurisë, shtonë bereqetin e saj, ulë pesimizmin dhe ngritë nivelin e dashurisë ndërnjerëzore, largon sprovat dhe sëmundjen familjare,siguron stabilitet dhe qetësi shpirtërore si faktor shumë të rëndësishëm për individin dhe shoqërinë si dhe ndihmon procesin e ruajtjes dhe zhvillimit të islamit në përgjithësi. Por, ajo që është më e rëndësishmja dhe mbi të gjitha këto, e që besimtari islam detyrimisht duhet të jetë i vetëdijshëm, është se,SadekatulFitri është Adhurim (Ibadet) ndaj Allahut xh.sh. përmes së cilës besimtari islam arrin Kënaqësinë e Allahut xh.sh. që të përfitojë nga Mëshira e Tij.

Ligjësimi i SadekatulFitrit dhe dispozita e saj.

SadekatulFitri[1] i cili literaturën përkatëse të Fikhut Islam, shpeshherë e gjejmë edhe me nocionin “zekatulfitri”. SadekatulFitri siç e përshkruan Imam Kasani në veprën e tij, “Bedaiues-sanai” është sadeka e obliguar për kokë të njeriut.[2] Sipas kësaj që e përkufizon imam Kasani, nënkuptojmë se Dispozita e sadekatulfitrit, sipas juristëve të medhhebithanefij, është Vaxhib për çdo besimtar islam, mashkull apo femër qoftë, i vogël apo i madh, im mençur apo i sëmurë mendor. Nga sadekatulfitri nuk lirohen as edhe ata që nuk agjërojnë Ramazanin, apo nuk falin namazin përderisa thirren se janë mysliman. Juristët islam nocionin “fitr” e përdorin në kuptimin e diçka e natyrshme, por që mund të ndërlidhet edhe me kuptimin e shprehjes “iftar”, prishje të agjërimit.[3]

Dispozita e Sadekatulfitrit për besimtarët islam, është bërë Vaxhib, që është ligjësuar në vitin e dytë sipas hixhretit, respektivisht në të njëjtin vit kur është bërë Farz edhe agjërimi i Muajit të Ramazanit dhe iZekatit.[4] Agjërimi i muajit të Ramazanit është bërë farz një muaj pas ndërrimit të kibles (nga mesxhidiaksaja në mesxhidid haram) i cili ka ndodhur tetëmbëdhjetë muaj pas hixhretit. Në këtë vit është urdhëruar edhe dhënia e sadekatulfitrit , e kjo ishte ende pa u bë farzzekati për pasurinë.([5])

Argumentet për ligjësimin dhe obligimin e dhënies së sadekatulfitrit, janë të shumtë, e në mesin e tyre edhe hadithi i cili transmetohet nga AbdullahibnTha’lebeibnSairelUdhriju i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. na mbajti një ligjëratë në të cilën përveç tjerash tha: “Për çdo të lirë dhe rob, të vogël dhe të madh, jepni sadeka nga gjysmë Sa’i nga gruri, ose nga një Sa’ë nga hurmat, apo nga një Sa’ë prej elbit.”

Në hadithin tjetër të transmetuar nga AbdullaibnOmerir.a. i cili ka thënë:I Dërguari i Allahut s.a.v.se bëri farzsadekatulfitrin për çdo mashkull dhe femër,të lirë dhe rob nga një Sa’ë me hurma ose nga një Sa’ë me elb. (Muslimi). Juristët e shkollës hanefite, nocionin “fereda- farz” që përmendet në hadith, e interpretuan në kuptimin gjuhësor të saj, që do të thotë “përcaktim” e jo në kuptimin terminologjik të sheriatit islam. Në bazë të kësaj, nga hadithi nënkuptohet se “Pejgamberi a.s. ka përcaktuar sadekatulfitrin…” e nuk e ka bërë farz. Prandaj juristët tanë janë të vendosur se dispozita e SadekatulFitrit është Vaxhib, e jo Farz.

Marrë parasysh faktin se SadekatulFitri në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhet me Ramazanin dhe agjërimin, përveç vlerave humane dhe sociale që ka, ai bënë edhe pastrimin agjëruesit dhe të agjërimit nga mangësitë eventuale dhe veprimet e shëmtuara, dhe e pastron agjëruesin ashtu si e pastron uji papastërtinë e trupit. Sadekatulfitri eviton të metat e agjërimit, ashtu siç sexhdeja e harresës eviton të metat e namazit. Këtë dimension të SadekatulFitrit, më së miri na e bënë të qartë hadithi që e transmeton IbniAbasir.a. ku thotë:

عنِ ابنِ عبَّاسٍ قالَ فرضَ رسولُ اللَّهِ صلَّى اللَّهُ عليْهِ وسلَّمَ زَكاةَ الفطرِ طُهرةً للصَّائمِ منَ اللَّغوِ والرَّفثِ وطعمةً للمساكينِ من أدَّاها قبلَ الصَّلاةِ فَهيَ زَكاةٌ مقبولةٌ ومن أدَّاها بعدَ الصَّلاةِ فَهيَ صدقةٌ منَ الصَّدقاتِ

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. përcaktoi sadekatufitrin pastrues për agjëruesin nga fjalët e këqija dhe ushqim për të varfrit, andaj, kush e paguan atë para namazit (të fitër bajramit), ajo është sadeka e pranuar, e kush e nxjerr pas namazit (të bajramit), atëherë ajo është sadeka sikur edhe sadekatë tjera”.[6]

Sasia e përcaktuar e sakedatulfitrit

Sipas fukahave të medhhebithanefij, sasia e përcaktuar e sadekatulfitritështë bërë në katër artikuj ushqimor, që janë:Gjysmë Sa’i me grurë ,
Një Sa’ë me elb,
Një Sa’ë me hurma ose
Një Sa’ë me rrush të thatë.[7]

Ajo që bie në sy dhe që ka specifikën e vet, është fakti se këto katër artikuj, në kohën e Pejgamberit a.s. kanë qenë të barabartë në vlerën e tyre, që nënkupton se gjysmë Sa’i grurë ishte i barabartë në vlerë me Një Sa’ë hurma ose rrushit të thatë, kurse sot, ky dallim është shumë i madh. Pra, sasia e përcaktuar te artikujt ushqimor është vlera e tyre. Nga tërë kjo që u tha, konstatohet se juristët e medhhebithanefij thonë se sadekatulfitri jepet prej katër gjërave që janë: gruri, elbi, hurma dhe rrushi i thatë.[8]

Pagesa e sadekatulfitrit në vlerë (monedha).

Është fakt i pa kontestuar se në esencë përcaktimi i dhënies së sadekatutfitrit dhe vlera e sajë është përcaktuar në artikuj ushqimorë që i përmendëm më parë dhe ky përcaktim është bërë pikërisht për ruajtjen e interesit të të varfrit, se koha kur është përcaktuar vlera e sadekatulfitrit, ushqimi ka qenë çështja më prioritare dhe më e domosdoshme për kohën. Mirëpo, me kalimin e kohës dhe me ndryshimin e dinamikës së zhvillime jetësore, fukahat islam analizuan edhe çështjen e dhënies së sadekatulfitrit, vallë a është detyrim islam që edhe sot në kohën bashkëkohore detyrimisht sadekatulfitri të paguhet vetëm me artikuj të përmendur, apo ekziston mundësia që vlera e tyre të paguhet edhe me monedha të sotshme, varësisht nga vendi ku jetojnë myslimanët.

Fuhakat e medhhebithanefij janë të mendimit se, lejohet dhënia e sadekatulfitrit në kundërvlerën e artikujve të përmendur në hadithet e Pejgamberit a.s. Ky është edhe qëndrimi i i disa nga shokët e Pejgamberit a.s. tabiinëve si gjeneratë e dytë, HasanBasrijut, OmeribnAbdulazizit, Imam Thevrijut, Imam EbuHanifes, Imam EbuJusufit, Imam Tahavijutetj, kështu kanë vepruar dhe kështu jepet fetvaja edhe për zekatin, edhe për sadekatulfitrin, edhe për nedhrin, haraxhin etj.[9] Ky është edhe mendimi i imam Buhariut, si dhe shumë dijetarëve eminent bashkëkohore.Lejimi i nxjerrjes së Sadekatulfirtit në kundërvlerën e artikujve të përmendur në hadithet e Pejgamberit a.s. nuk është largim nga tesktet autentike, siç pretendon dikush, porse ky mendim ka mbështetje pikërisht në tekstet e tilla, andaj ndërtuan mendimin se sadekatulfitri mund të paguhet me artikujt bazë të përmendur në tekste, por lejohet të paguhet edhe kundërvlera e tyre, pra në monedha të llojeve të ndryshme ku jetojnë njerëzit, e përparësia do ti jepej asaj që kanë nevojë më shumë marrësit e sadekatulfitrit dhe që është më e lehtë për dhënësin e sadekatulfitrit.

Imam Mevsiliju në librin e tij, “elihtijaru li talililmuhtar” thotë: ”Sadekatulfitri” është gjysmë Sa’i me grurë ose miellin e tij, ose një Sa’ me elb ose miellin e tij, ose një Sa’ hurma apo një Sa’ me rrush i thatë, ose kundërvlera e tyre”. Në realitet gruri dhe elbi përmenden në tekst (hadith), kurse mielli i tyre nuk përmendet, por jepet sepse ka të njëjtin trajtim me bazën e tyre, madje ndoshta edhe më e nevojshme. Imami nuk ndalon vetëm këtu, por thotë: “ose kundërvlera e tyre”. Imam EbuJusufi thotë: “Për mua, mielli është më i preferuar të jepet se sa drithi, dërhemët për mua janë më me prioritet se sa mielli, sepse kjo është më e lehtë për të pasurin dhe më e dobishme për të varfrin”.[10]Imam Serahsiju në veprën e tij “elMebsutu” thotë: “nëse për sadekatulfitr, jepet kundërvlera e grurit, lejohet sipas mendimit të fukahavehanefij, sepse ajo që është në konsideratë është intenca e arritjes së pasurimit ditën e bajramit, e kjo arrihet edhe me pagesën e kundërvlerës ashtu si arrihet me dhënien e grurit”.[11]Fekihu i njohur Imam Tahaviju ka thënë: “Dhënia e sadekatulfitrit në vlerë është më e mirë, sepse është më afër dobisë së të varfrit, ngase me to mund të blejë gjërat që i nevojiten atij, kurse përcaktimi tekstual për grurin dhe elbin ishte sepse në atëkohë në Medine shitblerja bëhej me to, kurse në vendet tona shitblerja realizohet me monedha dhe monedhat janë pasuria më e dashur, andaj edhe pagesa me të oshtë më vlefshme”. [12]Imam El Kasani në veprën e tij Bedaiues-sanai” thotë: “Sipas fukahave tonë, (hanefij) artikujt që përmenden në tekst motivohen për shkak se konsiderohen pasuri me vlerë komerciale, prandaj i përmendi ato për lehtësim, sepse me to bëhej tregti dhe shitblerje në kohën e Pejgamberit a.s”[13] Në veprën El fikhul islami ve ediletuhu” nga Dr. VehbeZuhejli thuhet: Sioasfukahave të medhhebithanefij, lejohet pagesa esadekatulfitrit në vlerën e artikujve të përmendur pavarësisht me cilën monedhë paguhet, sipsesipafukahavehanefij, vaxhib është pasurimi i të varfrit në bazë të hadithit të pejgamberit a.s., e ky pasurim për ditën e bajramit edhe më mirë dhe më lehtë realizohet me pagesën e vlerës”[14]

Argumentet ku mbështete ky mendim.

Argumentet ku fukahatë e medhhebothanefij dhe mbështesin mendimin e tyre për lejimin e dhënies së sadekatulfitrit në vlerë, janë shumë, e ne po përmendim vetëm disa prej tyre:

Allahu xh.sh. në Kur’aninFamëlartë thotë: “Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën do t’i pastrojë ata dhe me të cilën do t’u rrisësh veprat e mira”. Et-Teuvbe:103. Nocioni “Emval” që është shumësi i nocionit “Malun”, pasuri-të që përmendet në ajet, nënkupton të gjitha llojet e pasurisë që njeriu i ka në pronën e tij qoftë flori, argjend, apo pasuri tjetër, kurse atë që e ka përcaktuar Pejgamberi a.s. në mënyrë tekstuale është sqarim për lehtësim dhe pezullim të vështirësive, e nuk nënkupton përkufizimi të obligimit.[15]

HadithiPejgamberit a.s. i regjistruar te Imam Buhariu, ku thotë:” Transmetohet nga Tavusi i cili ka thënë: Muadhir.a. (kur ishte dërguar në Jemen si mësues dhe gjykatës i Jemenit, popullit të Jemenit u) kishte thënë: “Më jepni sadekan në rroba dhe veshmbathje në vend të elbit dhe drithit, sepse kjo është më lehtë për ju dhe më e dobishme për shokët e Pejgamberit a.s. në Medine”.

Hadithi na e bënë të qartë se Muadhir.a. në vend të zekatit dhe sadekatulfitrit, kishte mbledhë artikuj tjerë të barasvlershëm në vlerë me zekatin dhe sadekanë, duke mbajtur llogari në lehtësimin e atij që jep sadeka dhe në interesin e atij që e pranon sadekanë. Muadhir.a. këto sadeka dhe këtë zekat të grumbulluar në këtë formë, e dërgonte te Pejgamberi a.s. në Medine dhe ai ua shpërndante të varfërve, por nuk e kontestoi këtë veprim të Muadhit që konsiderohet se ka dhënë pëlqimin.[16] Prandaj, imam Ajniju në shpjegimin e këtij hadithi thotë: “Fukahat e medhhebit tonë (hanefij) me këtë hadith argumentojnë lejimin e dhënies së zekatit dhe sadekatulfitrin në vlerë”[17] Për këtë çështje Imam Ajniju thotë se IbniReshidi ka thënë: “Edhe pse imam Buhariu kundërshtohet në shumë çështje me fukahathanefij, në këtë mesele pajtohet me ta” [18]që argumenton se ky është edhe mendimi i Imam Buhariut.

Hadithi i regjistruar te Sahihu i Imam Buhariut, ku Ebu Bekri r.a. kur e kishte nxjerrë Enesinr.a. dhe të tjerët në teren për të grumbulluar zekatin, u kishte dhënë një shkresë të vulosur me vulën e Pejgamberit a.s. ku në mesin e tjerave thuhet:.. “Nëse dikush ka deve sa të japë zekatë një deve që ka mbushur katër vite (Xhedh’atun” por nuk ka prej tyre, atëherë, duhet të japë një deve që i ka mbushur tri vite (elHikatu), atëherë pranohet prej tyre deveja tre vjeçare dhe bashkë me te jep edhe dy dele nëse i vjen më lehtë, ose njëzet dërhem. Nëse dikush ka për obligim të japë sadeka një deve që ka mbushur tri vite,(elHikatu) por nuk ka prej tyre, atëherë jep zekat një deve që ka mbushur katër vite (elxhedh’atu) kurse sadeka mbledhësi i rikthen dy dele ose njëzet dërhem”.Buhariu.

Hadithi i transmetuar nga IbniOmerir.a. i cili ka thënë: i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Pasuroni të varfrit për këtë ditë”.[19] Nga hadithi kuptohet se Pejgamberi a.s. ka urdhëruar që përmes sadekatulfitrit t’u mundësohet të varfërve të sigurojnë ushqimin dhe nevojat tjera këtë ditë festive të bajramit në mënyrë që ata të mos kërkojnë këtë ditë, e kjo arrihet edhe me nxjerrjen e sadekatulfitrit nga vetë lloji i artikullit të përmendur, por edhe nga dhënia e vlerës së tyre, madje kjo e dyta është më e përshtatur sepse nevojat e të varfërve janë të ndryshme nuk janë vetëm ushqimi, andaj është më me përparësi. Dispozita rrotullohet me motivin në ekzistim dhe mosekzistim, atëherë mund të themi se lejimi i pagesës së sadekatulfitrit me monedha është nevojë më e domosdoshme, më e prekshme dhe më e vlefshme se sa dhënia në artikujt e përmendur. Nga dijetarët bashkëkohore që e ka shkoqitur në detaje çështjen e zekatit dhe të sadekatulfitrit, është edhe Prof. Dr. JusufKardavi, i cili në veprën e tij të njohur “fik’hu et-zekat” thotë: Ajo që më rezulton mua është se, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. sadekatulfitrin e obligoi me artikuj ushqimor për dy shkaqe që janë:-për shkak se monedhat në atë kohë ishin të pakta dhe të rralla te arabët, e dhënia e sadekatulfitrit në ushqime për ta ishte më e lehtë, dhe-Vlera e monedhave ndryshon fuqinë e saj ekonomike nga koha në kohë, për dallim nga Sa’i me ushqim, që në çdo kohë mbulon nevojën njerëzore për ushqim. Pastaj dhënia e sadekatulfitrit në ushqime atëherë ishte më e lehtë edhe për dhënësin e sadekasë.[20]

Në bazë të këtyre argumenteve që u paraqitën deri më tani dhe shumë argumenteve tjerë kuptohet qartë se zekati dhe sadekatulfitri janë ligjësuar për të përmbushur nevojat e të varfërve, e nevojat e të varfërve janë të llojllojshme,[21] prandaj duhet parë cila është nevoja më prioritare e të varfrit, e veçanërisht në kohën e industrializimit bashkëkohorë kur ku shumica e njerëzve tani nuk i gjejnë ose i gjejnë por me vështirësi artikujt e përmendur në tekset autentike, kurse kundërvlerën e tyre, pra monedhat i kanë për çdo ditë në duart e tyre.

Përmbyllje

Në shoqërinë tonë, duke u bazuar në kërkesat e kohës, në dinamikën e jetës në shoqërinë njerëzore në përgjithësi, por edhe në shoqërinë islame në veçanti, në zhvillimin dhe revolucionin industrial e teknologjik, edhe qendrat shkencore, kërkimore e studimore në botën islame, gjithnjë e më shumë po unifikojnë qëndrimet e tyre dhe fetvatë për dhënies së zekatit dhe sadekatulfitrit në kundërvlerë të artikujve të përmendur në hadithet e Pejgamberit a.s. Në pamundësi që të sjell të gjitha fetvat dhe vendimet e qendrave shkencore islame që janë bartës dhe përgjegjës për dinamikën e zhvillimit të jetës islame në botë, në veçanti, si rezime po sjell vetëm unifikimin e mendimeve të disa qendrave përgjegjëse islame që lejojnë pagimin e vlerës së zekatit dhe sadekatulfitrit në vendet e tyre, siç janë: Akademia e fetvas në Egjipt, Akademia e Universitetit të Az’harit në Kajro, Akademia e Fikhut islam në Sudan, Këshilli për fetva, hulumtime dhe studime islame në Jordan, si dhe shumë qendra tjera islame. Prandaj, po të mos kishte bazë juridike islame për ligjësimin e pagimit të sadekatulfitrit në vlerën e artikujve të lartpërmendur, sigurisht se këto qendra islame nuk do të lejonin as përcaktimin e vlerës. Mendoj se në këto qendra shkencore janë bërë studime dhe analiza të thella shkencore duke marrë parasysh edhe rrethanat sociale, shoqërore dhe ekonomike të kohës që po jetojmë, kurse zërat individual që po zhurmojnë edhe në vendin tonë, duke kundërshtuar të gjitha këto mendime si të pa baza, janë të trishtueshëm me tendenca jo të mira dhe të pastra për islamin dhe për muslimanët, e veçanërisht kur dihet roli dhe rëndësia e zekatit dhe sadekatulfitrit në zhvillimin e islamit institucional në trevat tona.

Vall-llahu ealem.

[1] Nocioni Sadekatulfitr nënkupton: Sadekaja të cilën e paguan besimtari islam gjatë Muajit të Ramazanit deri në faljen e namazit të bajramit për të pastruar agjërimin e tyre nga mangësitë eventuale. J. Zimeri, Fjalor terminologjik i Fikhut Islam Arabisht – Shqip, f. 281, Botim Rijaseti i BFI-së Shkup, 2021.

[2] El Kasani, AlaudinEbuBekribnMes’ud, bedaisues-sanaifitertibi esh-sherai, 2/69, Darulkutubelilmije Bejrut- Liban.

[3] El Halebij, Ibrahim ibnMuhamedibn Ibrahim, MultekalEbhuru, përkthim në gjuhën shqipe nga J. Zimeri 1/421. Bot. Rijaseti i BFI-së Shkup, 2020

[4] Grup autorësh, Pesë shtyllat e fesë islame, f. 454, bot. i tretë- Shkup.

[5] El Halebij, Ibrahim ibnMuhamedibn Ibrahim, MultekalEbhuru, përkthim në gjuhën shqipe nga J. Zimeri 1/421. Bot. Rijaseti i BFI-së Shkup, 2020.

[6]EbuDavudi, 1609, IbniMaxhe 1827.

[7]Abdulganij El GunejmielMidani, El-lubabsherhulkitab, f. 152-153.

[8] Dr. ZuhejliVehbe, elfikhul islami ve ediletuhu, 2/909. Darulfikr , Damask.

[9]AhmedibnMuhamedibnSadikelGumarijelHasenij, tahkikulamalfiihraxhizekazilfitribil mal, f.45.

[10]Mevsiliju, AbdullahibnMahmud, elihtijar i ta’lililmuhtar.

[11]Es-serahsijMuhamedibnAhmedibnEbiSehlShemsuleimeti,elmebsutu 3/108, babusadekatulfitri).

[12] Po aty.

[13] El Kasani, AlaudinEbuBekribnMes’ud, Bedaiues-sanaifitertibi esh-sherai 2/541 ).

[14]Dr: ZuhejliVekhbe, elfikhul islami ve ediletuhu, 2/909-910, Daraulfikr, Damask 1989.

[15]AhmedibnMuhamedibnSadikelGumarijelHsenij, tahkikulamalfiihraxhizekazilfitribil mal, f.59.

[16] Po aty, f. 52.

[17] El Ajnij, AlameBedrudinEbiMuhamedMahmudibnAhmed, UmdetuelkarijsherhSahihul buhari, 9/6, Darulkutubelilimije, Bejrut- Damask, bot. Parë, 2001.

[18] Po aty, 9/6.

[19]Hadithin e ka bë tahrixhDarekutni në librin e zekatit (2/152) nr. Hadithit (67), Bejhekiju në “Sunenulkubra” në librinelekatit, kapitulli koha e dhënies së sadekatulfitrit (4/175) nr. (7528), me transmetim nga IbniOmerir.a.

[20] Dr. KardaviJusuf, Fikhuez-zekat” 2/949, botimi i dytë 1985, muesesetuer-risale, Bejrut –Liban.

[21] Dr. AhmedEbuDahir, nadhratunfihukmiihraxhkimetuzekatilemvali fil fikhil islami, Mexhl-le xhamiatuDimeshlilulumiiktisadije vel kanunije, muxheled 22, nr. 2006.

Post a Comment

0 Comments