Shkruan: Alban Çuli
Në shumë rrëfime apo transmetime është e paqartë se sa ka qënë mosha e hazreti Aishes në kohën që u martua me Profetin s.a.v.s. Faktet qe nxjerin analistët muslimanë tregojnë se mosha e hazreti Aishes duhet të ketë qenë diku tek 19-20 vjeç.
Le të bëjmë një analizë e të dalim në një përfundim.
Sipas Imam Nedevijut në “Biografia e Aishes” f.111 ai thotë: “Hazreti Aisheh ishte vejushë dhe ashtu qëndroi për 40 vjet”.
Në f.153 ai thotë: “Ditët e fundit të Kalifatit të Amir Muauijeh ishin edhe ditët e fundit të jetës së hazreti Aishes r.a. dhe mosha e saj në atë kohë ishte 67”.
Nëse ne bëjme një përllogaritje duke hequr nga 67 atë 40 vjet të perudhës së vejushës dalim në përfundimin se hazreti Aishe i ka patur 27 vjet kur Profeti Muhamed ndërroi jetë në vitin 11 të hixhretit (emigrimit) dhe jo 18. Keshtu, duke ditur peridhën e revelatës prej 23 vitesh dalim në përfundimin se hazreti Aishe ka lindru 4 vjet para revelatës. Rrjedhimisht, mosha e hazreti Aishes r.a. kur ka bërë Nikahun (martesën) në vitin e 10-të të revelatës duhet të ketë qenë 14-15. Sipas kësaj përllogaritjeje, konsumimi i Nikahut të hazreti Aishes r.a. në vitin e 2-të të Hixhretit (emigrimit) duhet të ketë qenë kur ajo i ka patur 19-20 vjet.
Burime të tjera korrektimi.
1- Historiani Imam Taberiju në të mirënjohurin librin e tij të historisë “Tarijkh” v.4, f.50 thotë: “Ebu Bekri, në periudhen paraislame martoi dy zonja, Fatilah të bijën e Abduluza, prej të cilës lindën Abdullahu dhe Esmaja dhe të dytën Umm Rumaneh, prej të cilës lindën Abdurrahmani dhe Aisheja. Të katër fëmijët kanë lindur në periudhën paraislame”.
2- Dihet se djali i Ebu Bekrit, Abdurrahmani (vëllai nga e njëjta nënë e Aishes), ka luftuar kundër muslimanëve në betejën e famshme të Bedrit. Mosha e tij në atë betejë ka qenë 21-22 vjeç, i cili ishte më i madh se Aisheja r.a. Nuk ka fakte që të thonë se diferenca mes Abdurrahmanit dhe Aishes të ketë qenë më e madhe se 3-4 vjet. Ky fakt na tregon se hazreti Aisheja ka lindur 4-5 vjet para revelatës, sipas përllogaritjes me betejën e Bedrit.
3- Ibn Kethiri në librin e tij të famshëm “El-Bidajeh” përsa i përket Esmasë r.a. të bijës së Ebu Bekrit r.a., motrës së Aishes r.a. ai thotë se Esmaja ka vdekur në vitin 73 të hixhretit, në moshën 100 vjeçare, ajo ishte 10 vjet më e madhe se zonja Aishe r.a. Keshtu që mosha e zonjës Aisheh duhet të ketë qenë diku tek 17-18 vjet gjatë hixhretit (emigrimit). Sipas kësaj, zonja Aisheh ka lindur 4-5 vjet para revelatës dhe mosha e saj kur ka konsumuar martesën na vitin 2 të hixhretit duhet të ketë qenë 19-20.
4- Autori i koleksionit të haditheve të titulluara “Mishkat El-Mesabijh”, Shk. Uahidudin, në librin e tij të famshëm “Ahmal fi Esmai Er-Rixhal” thotë: “Në kohën e konsumimit të martesës, hazreti Aisheh, ka qenë jo më e vogël se 18-19 vjeç”.
Kjo është analiza e fakteve historike me gjithë respektin e transmetuesve muhadithëve dhe hitorianëve.
Me këtë analizë hedhim poshtë mendimin kaq tinzar që sugjerojnë islamofobët dhe kushdo tjetër që luan me shashkat e islamofobisë në Shqipërinë tonë. Sepse këto shashka nuk shkaktojnë vetëm islamofobinë, por edhe diskriminimin, ngacmojnë ndërgjegjen e besimtarit, ngacmojnë emocionet e njeriut të thjeshtë dhe psikologjinë e çdokujt që si shembullin model ka Muhamedin, paqa dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të.
24 tetor 2012
/zeriislam
0 Comments