Advertisement

Responsive Advertisement

HUTBE E SHKURTËR E XHUMASË | TEMA:NË GJYKATORE PARA ZOTIT

 

HUTBE E SHKURTËR E XHUMASË | TEMA:NË GJYKATORE PARA ZOTIT

Tema e hutbës së sotit është temë e veçantë,për një moment të veçant i cili ndodhë vetëm një herë dhe kurrë nuk përsëritet ,e ai moment i veçant është:”Gjykimi para Zotit të madhërishëm”.

Jeta në kët botë është proces në vete.
Jeta në varreza është proces në vete.
Jeta në gjykatore para Zotit është proces në vete dhe pas këtij procesi vjen çështja përfundimtare :
-ose xhenneti.
-ose xhehenemi.

Vëllezër të nderuar!

I duam pesë gjëra i harrojm pesë gjëra.
I duam krijesat e harrojnë krijuesin!
E duam pasurinë harrojnë llogarinë!
E duam këtë botë e harrojmë botën tjetër!
I duam pallatet i harrojmë varret!
I duam mëkatet e harrojmë pendimin!

Sa e sa njërëz i përulen krijesave në vend të Allahut.
Sa e sa njerëz falenderojnë njerëzit në vend të Allahut.
Për këtë arsye kur të vdes njeriu e godasin dy fatkeqësi:
E para:E lë gjithë pasurinë dhe nuk merr asgjë me vete.
E dyta:Jep llogari për atë pasuri.

Vëllezër të nderuar!

Paramendoni se jeni në gjykatore!
Jo në gjykatore për kundërvajtje,por në gjykatorën përfundimtare!
Jo në gjykatore për vepra penale por në gjykatorën për çdo çështje!.
Jo në gjykatore ndërkombëtare,por në gjykatë para Zotit ku Zoti është prokurorë.Zoti është gjykatës.Zoti është vendimmarrës.

Kur do të ndodhë ky gjykim?

Zoti i Madhërishëm thotë:

وَنُفِخَ فِي الصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَمَن فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَن شَاءَ اللَّهُ

“I fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin)”. Ez-Zumer 68.

Pasi t’i ket frye Israfili surit (Borisë) Zoti pyet:
Kush ka mbetë?
Meleku i vdekjes thotë:Unë,Xhibrili,Mikalili dhe Israfili.
Zoti thotë:Merrja shpirtin Xhibrilit.(Meleku i vdekjes ia merr shpirtin Xhibrilit).
Pastaj Zoti pyet(edhe pse e di’):”Kush ka mbet?
Meleku i vdekjes thotë:Unë,Mikaili dhe Israfili
Merrja shpirtin Mikailit.(Meleku i vdekjes ia merr shpirtin Mikalilt.
Pastaj Zoti pyet:”Kush ka mbet?
Unë me Israfilin.
Merrja shpirtin Israfilit. (Meleku i vdekjes ia merr shpirtin Israfilit).
Pastaj Zoti pyet:Kush ka mbet?
Unë, Meleku i vdekjes.
Merrja shpirtin vetes tënde.(Atëher Meleku i vdekjes vdes).
Pastaj Zoti pyet:

لِّمَنِ الْمُلْكُ الْيَوْمَ

"I kujt është sundimi sot?" Ghafir 16.

(Heshtje totale)

Zoti përgjigjet:

لِلَّهِ الْوَاحِدِ الْقَهَّارِ

”I All-llahut, i Atij që është Një, i Fuqiplotit !! Gafir,16.

Pastaj ngjallet Israfili dhe i frynë surit për të tretën herë,siç thotë Zoti i Madhërishëm:

يَوْمَ هُم بَارِزُونَ ۖ لَا يَخْفَىٰ عَلَى اللَّهِ مِنْهُمْ شَيْءٌ

“Ditën kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshihet asnjë gjë e tyre."Ghafir 16.

ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخْرَىٰ فَإِذَا هُمْ قِيَامٌ يَنظُرُونَ

“….pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhërin e Zotit)." Zumer,68.

Xhematë i nderuar!

Atëher gjykohësh për katër çështje:
Pyetja e parë:
Allahu pyet: Rininë ku e kalove?
Pyetje e dytë:
Jetën si e ke harxhue?
Pyetja e tretë:
Pasurinë si e ke fitue dhe ku e ke harxhue?
Pyetja e katërt:
Pyetesh për diturinë tënde. Si ke veprue me diturinë tënde?

Vëlla i nderuar!

Nëse ti mundohesh të arsyetohesh dhe thua: Zoti im!Pse nuk e ke bë publike gjykimin?
Përgjigjia :A nuk e ke lexuar ajetin në suretu Fatiha:

مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ

Maliki jevmid dinë (Gjykatësi i ditës së gjykimit) Unë jam gjykatësi dhe sot është dita e gjykimit.(Fatiha,3)

Nëse ti pyet:Zoti im! Po kush më ka informue?
Përgjigjia:

لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَءُوفٌ رَّحِيمٌ

”Ju erdhi i dërguar nga mesi juaj. Atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja. I brengosur për besimtarët, i butë dhe i mëshirëshëm”. (Tevbe, 128)

Nëse ti thua?Më prit të gjej ndonjë avokat?
Do të të thuhet:

اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَىٰ بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا
“Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes”. (Isra, 24)

Nëse thua më jep afat të gjej dëshmitarë?
Përgjigja:

يَوْمَ تَشْهَدُ عَلَيْهِمْ أَلْسِنَتُهُمْ وَأَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
“Në atë ditë dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, do të dëshmojnë kundër tyre duart e tyre dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar”. (Nur 24)

Nëse mendon të paguash kaucion do të të thuhet:

يَوْمَ لَا يَنفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ
إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ

(Është) Ditë kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (Shuara, 88-89)

Nëse dëshiron të apelosh në shkallë më të lartë gjyqësore:
Përgjigjia:

مَا يُبَدَّلُ الْقَوْلُ لَدَيَّ وَمَا أَنَا بِظَلَّامٍ لِّلْعَبِيدِ

”Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam i padrejtë për robërit”(Kaf, 29)

Përfundim:
Përfundimi i seancës gjyqësore përfundon ose me xhehenem ose me xhenet siç thotë Zoti i Madhërishëm:

يَوْمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ امْتَلَأْتِ وَتَقُولُ هَلْ مِن مَّزِيدٍ
“Ditën kur Ne i themi Xhehennemit: “A je mbushur?” E, ai thotë: “A ka ende?” Kaf,30.

وَأُزْلِفَتِ الْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ غَيْرَ بَعِيدٍ

Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër. (Kaf,31.)

Përgaditi: Dr.Musli Vërbani

Post a Comment

0 Comments