Shenjë e besimit në Allahun është zbatimi i asaj çka ka ligjësue Allahu.
Shenjë e adhurimit të sinqertë në Allahun është zbatimi i asaj çka ka ligjësue Allahu.
Prej ligjeve më të rëndësishme të Allahut është namazi.
Xhemat i nderuar!
Njësoj sikurse çdo pejgamber është urdhërue për falje të namazit ashtu edhe pejgamberi ynë është urdhërue për falje të namazit.
Nëse lexojmë Kur’anin shohim se namazi është farz i jetës.
Nëse lexojmë Kur’anin shohim se namazi është veprim i kërkuar deri në fund të jetës.
Në Kur’an e shohim se si është lutur Ibrahimi a.s.:
Nëse lexojmë Kur’anin shohim se namazi është farz i jetës.
Nëse lexojmë Kur’anin shohim se namazi është veprim i kërkuar deri në fund të jetës.
Në Kur’an e shohim se si është lutur Ibrahimi a.s.:
رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلَاةِ وَمِن ذُرِّيَّتِي ۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاءِ
“O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë”. (Ibrahim,40)
Në Kur’an shohim se si Isa a.s., posa ka lind, ka folë dhe ka thënë:
”…(Zoti) më ka urdhëruar me namaz e zekatë për sa të jemë gjallë! (Merjem , 31)
Besimtarë të nderuar!
Ne jemi besimtarë! Nderi më i madhi për ne është ky titull.Rrespekti ma i madhi për ne është se e bartim këtë titull.Nuk na nevojitet asnjë titull tjetër i kësaj bote nëse nuk e bartim këtë titull.Ky titull na sjell shpëtim në botën tjetër.Nga 114 sure një sure në Kur’an e mbanë titullin “ Besimtarët”.
Sureja “Besimtarët” fillon me fjalën “shpëtim”, shpëtim i cili arrihet me falje të namazit.Zoti i Madhërishëm thotë:
قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ
الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ
“Të shpëtuar janë besimtarët,të cilët gjatë faljes së namazit qëndrojnë të përulur ”. ( Muëminunë,1-2)
Allahu na ka urdhërue ti ruajmë kohët e namazit:
حَافِظُوا عَلَى الصَّلَوَاتِ وَالصَّلَاةِ الْوُسْطَىٰ وَقُومُوا لِلَّهِ قَانِتِينَ
”Ruani (faljet ) namazet…”. (Bekare,238)
Namazfalës të nderuar!
Namazi është çelës i lumturisë.
Namazi është rrugë për në xhennet.
Namazi ka rëndësi të posaçme në jetën e muslimanit.
Në namaz gjindet siguria dhe qetësia e zemrës.
Në namaz gjindet stabiliteti i shpirtit.
Namazi është flamurtarë i fesë.Shikoni si i përshkruan Zoti namazfalësit:

“Ata i bëmë flamurtarë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit…”.(Enbija,73)
Namazi sjell rizkun.
Namazi i largon trazirat dhe fatkeqësitë.
Namzi sjell begati në jetën e muslimanit.
Namazi është kusht për të qeverisë një vend.Nëse doni lexoni ajetin Kur’anorë:
Namazi i largon trazirat dhe fatkeqësitë.
Namzi sjell begati në jetën e muslimanit.
Namazi është kusht për të qeverisë një vend.Nëse doni lexoni ajetin Kur’anorë:
“Atyre të cilëve kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin…”. (Haxh,41)
Namazi është shenjë për të na njoftë Pejgamberi alejhi selam në ditën e gjykimit.
Nga madhështia e namazit dhe rëndësia e saj është se të largon nga imoraliteti dhe nga punët e këqia. Siç thotë Zoti i Madhërishëm:
Nga madhështia e namazit dhe rëndësia e saj është se të largon nga imoraliteti dhe nga punët e këqia. Siç thotë Zoti i Madhërishëm:
"Namazi të largon nga imoraliteti dhe veprat e këqia"(Ankebut,45)
Të nderuar të pranishëm:
Namazi është revolucion ndaj edukatës së keqe.
Namazi është revolucion kundër përtacisë.
Namazi është revolucion ndaj egoizmit.
Namazi është revolucion ndaj sjelljes së keqe ndaj prindërve.
Namazi është revolucion ndaj ndërprerjes së lidhjeve farefisnore.
Namazi është revolucion ndaj mos rrespektimit të fqinjëve.

Pejgamberi i Zotit ,Shuajbi alejhi selam,kur e urdhëronte popullin e vet për të mirë siç e përshkruan Kur’ani:
“O populli im, veproni drejtë gjatë matjes dhe peshimit, e mos dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!”. (Hudë,85)
Populli Shuajbit i ka thënë Shuajbit:
“… A namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që adhuruan prindërit tanë, ose (namazi yt) po të urdhëron për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë?”. (Hud,87)
Përfundim:
Namazi është revolucion kundër zilisë.
Namazi është revolucion kundër urrejtjes.
Namazi është revolucion kundër ndarjes.
Namazi është revolucion kundër përçarjes.
Namazi është revolucion kundër ngatërresave.
Namazi na mëson që ta largojmë shejtanin nga mesi i rradhëve tona.
Namazi na mëson që të rreshtohemi në një rresht jo vetëm gjatë faljes por gjatë të gjitha çështjeve tona.Siç ka thënë Pejgamberi alejhi sealm:”Plotësoni rreshtat në namaz sepse rreshtat në namaz janë sikurse rreshtat e melekëve”.

Përgaditi: Dr. Musli Verbani.
0 Comments