Advertisement

Responsive Advertisement

HUTBE E SHKURTËR E XHUMASË TEMA:MARTESA

 

HUTBE E SHKURTËR E XHUMASË TEMA:MARTESA

Në teorinë Islame martesa ka dy qëllime:
-Adhurim dhe
-Ligj.
Islami e ka urdhërue martesën dhe e ka ndalue kallugjerizmin (murgerimin).
Martesa është natyrëshmëri.

Njeriu, nuk është mirë të jetoj i vetëm. Zoti kur e ka krijue Ademin i ka thënë:”

وَقُلْنَا يَا آدَمُ اسْكُنْ أَنتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ وَكُلَا مِنْهَا رَغَدًا حَيْثُ شِئْتُمَا

…O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni…” Bekare, 35

Martesa është ligj natyrorë,çdo gjë në gjithësi është çift ,si kafshët si te bimët sa që edhe sendet e ngurta janë çift.Siç ka thënë Zoti i madhërishëm:

وَمِن كُلِّ شَيْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

"Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit)." Dharijat,49.

Njeriu nuk duhet të devijon nga ligjet e gjithësisë të cilat ligje i ka vendosë Zoti i Madhërishëm siç ka thënë:

وَاللَّهُ جَعَلَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا وَجَعَلَ لَكُم مِّنْ أَزْوَاجِكُم بَنِينَ وَحَفَدَةً وَرَزَقَكُم مِّنَ الطَّيِّبَاتِ ۚ أَفَبِالْبَاطِلِ يُؤْمِنُونَ وَبِنِعْمَتِ اللَّهِ هُمْ يَكْفُرُونَ

”All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?” Nahl, 72.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Martohuni, shtohuni se une do të krenohëm me ju në ditën e gjykimit”.

Vëllezër të nderuar!

Martesa është ligj i njeriut.
Martesa është ruajtës i moralit dhe besëlidhje shoqërore.
Martesa është një besëlidhje e fortë në mes bashkëshortëve dhe në mes të bashkëshortëve dhe Zotit.
Martesa mbjell dashuri, simpati dhe mëshirë mes bashkëshortëve.
Martesa thellon bashkëpunimin, formon qetësinë shpirtërore dhe psikike.
Martesa i jep femrës edhe mashkullit shëndet, përhap në shoqëri moralin e pastër.
Martesa forcon shoqërinë.

Vëllezër të nderuar!

Martesa është simbol dhe argument prej argumenteve të All-llahut.Siç thotë Zoti i Madhërishëm:

وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً

“Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë) ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë”. (Err-Rrum, 21).

Martesa ka qenë sunnet i pejgamberëve. Zoti i Madhëruar thotë:

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًا مِّن قَبْلِكَ وَجَعَلْنَا لَهُمْ أَزْوَاجًا وَذُرِّيَّةً

“Ne dërguam edhe para teje (O Muhamed) pejgamberë dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë.” (Err-Rra’d, 38)

Islami nuk njeh vetëm shfryrje të epshit, por lidhja bashkëshortore bëhet për shkak të udhëzimit të librit të All-llahut. Lidhja bashkëshortore bëhet për shkak të këshillave të Muhammedit alejhi selam.

Vëllezër të nderuar!

Njerëzit martohen për qëllime të ndryshme:
-disa martohen për pasuri,
-disa për bukuri,
ndërsa në Islam qëllimi është krejt tjetër.
Jeta është kalimtare,
-i riu plaket,
- shëndeti dobësohet,
-bukuria humbet,
- morali dhe feja mbeten.
Për këtë arsye, Muhammedi alejhi selam në një hadith sahih ka thënë:
“Femra martohet për katër gjëra:
-për pasurinë e saj,
- për bukurinë e saj,
-për fisin e saj dhe
-për fenë e saj,
Por më mirë martohu me atë e cila është fetare se përndryshe do të përplasesh për toke.”


Vëllezër të nderuar!

Familja e shëndoshë është bazë e shoqërisë së shëndoshë.
Familja është bazamenti mbi të cilën ndërtohet shoqëria.
Familja është themel i fesë dhe i moralit.
Familja është çështja e parë për të cilën duhet shpenzuar.
Familja është çështja kryesore për të cilën duhet investuar.
Shpenzimi për familje është investimi më i miri, dhe më i vlefshmi .
Shpenzimi për edukimin e pasardhësve është investimi më i vlefshmi.
Muhammedi alejhi selam ka thënë:
-(I mirë është) Dinari të cilin e shpenzon në rrugë të All-llahut,
-(I mirë është) Dinari të cilin e shpenzon në lirimin e robit,
-(I mirë është) Dinari të cilin e shpenzon për të varfrin, ndërsa,
-Dinaritë cilin e shpenzon për familjen tënde është më i vlefshmi.”


Vëllezër të nderuar!

Shoqëria duhet nxitur:
-për martesë
- për krijimin e familjes dhe
-duhet nderuar dhe respektuar familja.
Duhet nderuar jeta e gjinisë femërore si nënë. Vlera më e madhe e femrës është detyra e saj si nënë.
Martesa si obligim fetar, duhet të plotësohet sikurse edhe të gjitha obligimet tjera të fesë islame.
Këtë obligim mund ta kryejnë dhe ta gëzojnë vetëm ata që janë të aftë të ballafaqohen me përgjegjësit që rezultojnë nga vetë martesa.
Këtë realitet mund ta përjetojnë vetëm ata që janë të aftë të ballafaqohen me obligimet që rezultojnë nga vetë martesa.
Në besëlidhjen e martesës plotësohet mirëkuptimi reciprok.
Në besëlidhjen e martesës realizohet dashuria, urtësia, paqja.
Në besëlidhjen e martesës kompletohet mëshira dhe lumturia.

Zoti i Madhërishëm thotë:

وَالَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَاجِنَا وَذُرِّيَّاتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ وَاجْعَلْنَا لِلْمُتَّقِينَ إِمَامًا

“O Zoti ynë: na dhuro bashkëshort (bashkëshorte) dhe pasardhës të cilët, na bëjnë të lumtur, na gëzojnë, na qetësojnë trupin e shpirtin dhe na pushojnë sytë në ta. E, po ashtu, na bën shembull për të devotshmit”.El furkanë, 74

Përfundim:
Pasi të bëhet lidhja bashkëshortore dhe ara kontaktit intim mirë është të bëhet lutja si në vijim:
“Në emër të Allahut,Zoti im largoje shejtanin nga ne dhe largoje shejtanin nga ai me të cilin na furnizon (fëmijën tanë i cili mund të fillon të zhvillohet nga ky moment).”

Kjo nga shkaku se, nëse nga ai kontakt intim fillon zhvillimi i fëmijës, ai fëmijë do të jetë i siguruar nga shejtani, me fjal tjera shejtani nuk mund ta lajthitë në rend të parë nga besimi në Zot dhe pastaj do të jet i siguruar edhe nga mëkatet e mëdha dhe lajthitjet tjera.

Përgaditi.Dr.Musli verbani

Post a Comment

0 Comments