Një herë një lagje të Stambollit e kishte përfshirë zjarri. Flakët e zjarrit arritën deri në shtëpinë e një pashai. Vajza e pashait e cila ishte shumë e bukur, trembet shumë nga zjarri dhe për të shpëtuar del në rrugë dhe fillon të ecë pa e ditur se ku shkonte, derisa arriti e sfilitur para një xhamie. Aty pranë pa një dritë dhe shkoi e u fut brenda. Në dhomë pa një nxënës i cili po mësonte në flakën e qiriut.
Nxënësi kur u pa i çuditur e pyeti:
- Kush je ti?... Përse ke ardhur?...
- Shtëpinë time e ka përfshirë zjarri. Të lutem më mbro mua këtë natë!
- Unë jam beqar, prandaj nuk mund ta kalosh natën këtu.
- E ku mund të shkoj unë në këtë natë të ftohtë dhe të errët dimri?...
Nxënësi e pa se nuk kishte zgjidhje tjetër, i dha vajzës ujë për të pirë, i tregoj asaj krevatin e tij që të flinte, ndërsa vet u kthye dhe vazhdoi të mësonte. Por, nuk po arrinte dot të përqendrohej në mësime. Vajza duke bërë një gjumë të trazuar ishte zbuluar. Shejtani i fut këtë mendim të keq në kokë: “Mos e humb këtë rast! Nuk të vjen më në dorë një vajzë kaq e bukur dhe një rast i tillë! Askush nuk të sheh dot...”
Por, e mblodhi veten shpejtë. Zgjati njërin gisht drejt flakës së qiriut dhe foli me vete: “Flaka e këtij qiriu të kujton zjarrin e Xhehennemit. Po i bëre gjë kësaj vajze të pafajshme do të digjesh!...”
Gishti i dogji shumë dhe kështu iu kthye sërish mësimit. Por, i njëjti mendim i ligë nuk po e linte rehat. Deri në mëngjes luftoi shumë me veten që t’mos i bindej shejtanit dhe kështu në flakën e qiriut dogji edhe disa gishta tjerë.
Në mëngjes, vajza u zgjua nga gjumi, u mbulua dhe filloi të ndjek fshehurazi veprimet e djalit. Kur zbardhi mirë mori një pallto nga djali e veshi e shkoi në shtëpi dhe i tregoi nënës së saj ngjarjen që i kishte ndodhur një natë më parë.
Kur e mori vesh edhe pashai ngjarjen, mori vajzën e tij në karrocë dhe shkuan në shtëpinë e nxënësit. Pashai kur e pa djaloshin me duart e lidhura, ngaqë ishte djegur mendoi: “Domethënë ky është djali për të cilin më tregoi vajza. Ka luftuar me nefsin e tij për të mos bërë ndonjë veprim të keq dhe për këtë ka djegur duart e tija...”
Shkoi tek nxënësi dhe i tha:
- Ky vend qëndron ende në kë këmbë në saje të edukatës së mirë të njerëzve si puna jote. Eja në shtëpinë time, ha, pi , fli dhe mëso aty...”
Në fund nxënësi edhe u martua me vajzën e pashait.
/islamgjakova
0 Comments