Advertisement

Responsive Advertisement

Dhjetë shprehi të këqija gjatë Ramazanit

 

Dhjetë shprehi të këqija gjatë Ramazanit

Gjatë muajit shpirtëror, faljes dhe agjërimit do të duhej të përmbaheshit nga shprehitë e këqija të cilat ndikojnë në shëndetin psikofizik

1. Mos hani tepër kur vjen koha e iftarit. Më mirë është të pini një gotë ujë të ngrohtë me gllënjka të vogla gjysmë ore para racionit të parë. Uji do të përshpejtojë pastrimin e organizmit.

2. Mos u zgjoni të hidhëruar, sepse do të jeni në humor të keq gjatë gjithë ditës. Përpiquni që të gjeni qetësinë e brendshme dhe në atë frymë të kaloni jo vetëm periudhën e Ramazanit, por gjithë vitin.

3. Mos shkoni të flini gjumë menjëherë pas iftarit. Metabolizmi juaj do të jetë i ngadalësuar, andaj mund të ndodhë që shpejt dhe lehtë të shtoni peshë.

4. Çajin e parë pini së paku dy orë pas iftarit. Nëse e pini menjëherë pas racionit të parë, shpejt do të jeni sërish të uritur.

5. Ëmbëlsirat hani vetëm tri orë pas racionit të parë. Kështu do të pengoni ngritjet e vrullshme të sheqerit në gjak.

6. Shmangni shkuarjen në xhami “në 5 minuta në 12”, sepse do të jeni më pak i kujdesshëm në timon për shkak të ngutjes. Më së miri është të niseni për në xhaminë më të afërt 30 minuta para fillimit të namazit.

7. Mos hani shumë ushqime me proteina, sepse do të rrezikoni procesin e zakonshëm të tretjes dhe do të nxisni kapsllëkun.

8. Mos shikoni gjithë kohës program televiziv. Zgjidhni një apo dy stacione televizive, programet e të cilave do t’i ndiqni, por vetëm kohë pas kohe. Ramazani nuk është muaji i shpenzimeve të mëdha – jini të matur në çdo gjë, pra edhe në shikim të programeve televizive.

9. Shmangni blerjet në kohën e Ramazanit, sepse kërkesat rriten, ndërkaq tregtarët e shfrytëzojnë këtë – në dëm tuajin.

10. Shmangni shkuarjen në gjumë shumë vonë. Më mirë shkoni në gjumë më herët, në mënyrë që organizmi të mund të pushojë dhe që të mos vuani nga dhembja e kokës dhe humori i keq. /Telegrafi/

Post a Comment

0 Comments