Është sunet, e preferuar që namazi i vitrit të falet me imam, dhe të përfundohet bashk me të.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush falet me imamin derisa të mbarojë, llogaritet, -shpërblehet- sikurse të jetë falur tërë natën” ... Tirmidhiju, Nisaiu, etj. Hadithi është i sakt.
Duhet që pasi imami të japë selam, pas përfundimit të namazit të vitrit, që edhe xhemati japin selam dhe përfundojnë namazin bashkë me imam, nuk lejohet mos pasimi i imamit.
Pejgamberit a.s. ka thënë: "Imami është caktuar që të pasohet dhe të plotësohen veprimet e namazit bashkë me të". Buhariu, Muslimi etj.
Faljen e vitrit me imam e konsiderojnë të pranuar të gjithë dijetarët, dhe shumica e tyre thonë:
është më mirë të falet vitri bashk me imam.
është më mirë të falet vitri bashk me imam.
Lejohet falja e namazeve nafile dhe të nates edhe pas faljes së namazit të vitrit, por vitri nuk falet prap.
Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk bëhen dy vitra në të njëjten natë" Ahmedi në Musned, Ebu Davudi në Sunen etj.)
Dr. Muhamed Stublla
/islampress.ch
0 Comments