“Allahu e ka dhënë muajin e Ramazanit si fushë për vrapim në vepra të mira“ (Hadith)
“Qiellnat u hapen pesë gjërave: shiut që bie, këndimit të Kuranit, takimit të ushtrisë, ezanit dhe duasë” (Taberaniu nga ibn Umeri në “efsat”).
Duaja ka lindur menjëherë pas mëkatit të njeriut të parë. Ademi a.s. është njeriu i parë që ka shfrytëzuar duanë dhe ka kërkuar falje.
“Dhe Ademi i pranoi disa fjalë nga Zoti i vet dhe ai e fali; ai me të vërtetë pranon pendim dhe ai është i mëshirshëm” (el-Bekare, 37).
Pasi e lindi Mejremen, gruaja e Imranit iu lut Allahut xh.sh. që bijën e saj, po edhe pasardhësit eventualë të saj, t’i merrte nën mbrojtjen e Tij nga shejtani i mallkuar. Pasojat e duasë së saj ishin të atilla, saqë Merjemja dhe biri i saj, Isai, u bënë të shejtë nga zoti i tyre, si fuqi e Allahut.
“Duaja është mbështetje kur dobësohen të gjitha mbështetjet e tjera, kur humbet shpresa nga çdo gjë. Bile edhe ai që me gjuhën e vet në kohën kur është në komoditet mohon Krijuesin e Madhërueshëm e kur fatkeqësia e sjell në ngushticë, i kthehet lutjes dhe pastaj falet”(1)
Kështu edhe Faraoni egjiptas, kur e përfshinë valët e detit dhe nisi të mbytej, bërtiti: “Unë besoj se nuk ka Zot tjetër përveç atij të Cilit i besojnë bijët e Israelit dhe unë i nënshtrohem!” “A tash, a? Ke qenë i padëgjushëm dhe ke mbjell fesat?!. Sot do ta nxjerrim vetëm trupin tënd, që të jetë si shembull mësimi për ata që vijnë pas teje - por shumë njerëz janë të painteresuar ndaj mësimeve tona”. (Junus, 90,91,92)
Duke kërkuar strehim në dua për t’u liruar nga vështirësitë psikike dhe në përgjithësi shëndetësore, edhe Ejubi i durueshëm dhe robër të tjerë të Allahut kanë thënë: “Edhe Ejubi, kur iu ankua Zotit të vet: “Mua më ka gjetur fatkeqësia, e Ti je më i mëshirshmi prej të mëshirshmëve!- Ne iu përgjigjëm nevojës së tij, e cila e kishte lodhur, ia hoqëm
dhe e rikthyem me mirësinë tonë, tek familja e tij, e me këtë edhe të tjerëve, për të qenë si mësim për ata që më përkulen Mua” (el-Enbija, 83-84).
“Kur disa robër të Mi thanë: O zoti ynë, ne të besojmë, për këtë na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i mëshirshmi!” (el-Mu’minun, 109)
Në të gjitha këto fjalë theksohet nevoja e fuqishme morale për mbështetje
dhe angazhim në përforcim të Islamit dhe për angazhim për afirmimin e Kuranit dhe Synetit tek besimtarët dhe besimtaret. Roli i duasë sot po fiton në rëndësi. Në këto kohë plot me problemeve të rënda dhe me njerëz të paudhëzuar, kur njeriu gjithnjë e më pak ka miq, shokë dhe bashkëbisedues, dhe kur fjala e njeriut gjithnjë e më pak dëgjohet dhe çmohet, drejtimi nga Allahut,pa marrë parasysh çfarëdo arsyesh qofshin, paraqet një rizgjim shpirtëror dhe shkarkim nga barra.“
Duaja menjëherë pas sexhdesë, bën pjesë në gradën më të lartë që njeriu i
nënshtrohet Allahut, sepse me dua përforcohet lidhja në mes Krijuesit dhe njeriut që kërkon ndihmë për zgjidhjen e çështjeve të kësaj bote. Duaja në vete ngërthen jetën ekzistuese fizike e metafizike dhe i jep gjallëri e kuptim.
Ky konstatim mund të arsyetohet shumë mirë edhe me duanë e njohur kuranore: ”RABBENA ATINA FID-DUNJA HASENETENN VE FIL AHIRETI HASENETEN VE KINA ADHA BENNAR !”o Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe në atë tjetrën, në Ahiret, dhe na ruaj nga mundimet e Xhehenemit!”)
Duaja i nevojitet sidomos njeriut të sotëm, i cili në jetën e vet dinamike,
shpesh humb orientimin dhe baraspeshën islame në mes të shpirtërores dhe materiales. Atë duhet ta drejtojmë nga duaja si mjet i lidhjes së përditshme me Krijuesin e vet, prej zgjimit në mëngjes e deri në mbrëmje: me dua njeriu pastron shpirtin dhe e forcon atë e, me ndihmën e saj, është këmbëngulës në rrugën e Allahut.
Njeriu t’i drejtohet Allahut, kjo ishte praktikë e të gjithë të dërguarve të Zotit.
Pejgamberi i Allahut ka theksuar në një hadith: “Siguroni pasurinë tuaj me zekat! Të sëmurët shëroni me sadaka! E për fatkeqësi përgatitni dua!”
Me dua i janë lutur Allahut edhe të gjithë robërit e zgjedhur të Allahut, ndonjëherë atë e kanë përdorur edhe ata të cilëve u janë mbytur të gjitha anijet. Në të gjitha duatë e Pejgamberit, po edhe në ato të Ramazanit, të cilat thuhen me rastin e fillimit dhe mbarimit të agjërimit e hyrjes në itikaf, me rastin e natës së Bedrit dhe Kadrit - mund të vërejmë se ato nuk janë lutje të thjeshta, po nëpërmjet tyre shihet esenca e kësaj dhe e botës së
ardhshme. Në çdo rast dhe sidomos në muajin e Ramazanit dhe në netët e mëdha të Ramazanit na shërben si burim i frymëzimit munaxhat të zemrës, shpirtit dhe trupit, na shëron nga çdo stres. Me dua ndaj Allahut xh.sh. në ditët e agjërimit, dalim nga rrugët qorre të kësaj bote dhe nisemi krenarë drejt siratul mustekim-it. Për personat të cilët sinqerisht dhe me gjithë zemër luten për nevojën shumë të madhe për forcimin moral e shpirtëror, që për hir të Allahut, të marrin pjesë në aksionet konstruktive për të mirën e njerëzimit. Me kontakt të sinqertë të njeriut me Allahun si lloj i posaçëm ibadeti, mbrojmë integritetin moral, dalim nga ngushtësia e mendimeve, vetëmundimi, brengat, fatkeqësitë e nga mëkatet dhe nga fati i keq e hyjmë në radhët e personave, të cilët shpresojnë tek Allahun xh.sh., shpresojnë vetëm ndihmën e Tij. Ibni Mesudi tregon: “Kur pejgamberin e kaplonte ndonjë brengë, ai thoshte: O i gjallë që je prej pafillim dhe pambarim, më ndihmo, pashë mëshirën Tënde.”
Duaja, e cila zgjon interes për Islamin dhe nxit për të pasuar Kuranin, është duaja më e mirë dhe me këtë motivacion evitohen të gjitha shenjat e mendjemadhësisë dhe devotshmërisë së rrejshme.
Me duanë tonë në ditën e Bedrit, pranojmë se në çdo moment ekziston i Madhërueshmi, Gjithëdëgjueshmi, i Gjithëpashmi, të Cilit mund t’i drejtohemi me zemrën plot, që të na falë dhe të pranojë nga ne çdo gjë që është e mirë, kreative dhe fisnike. Pas namazit të taravisë, për çdo natë shprehim mirseardhjen e Ramazani sherifit dhe për shkëlqimin e tij lusim Allahun xh.sh., që t’i pranojë të gjitha lutjet tona. “ALLAHUME LEKE SUMTU VE BIKE AMENTU VE ALEJKE TEVVEKELTU VE ALA RISKIKE IFTARTU VE LI SAVMIU GADIN NEVEJTU” (“O Allah, për Ty agjëroj, Ty Të besoj, në Ty mbështetem, me begatitë e Tua po bëj iftar dhe për ditën e nesërme po e bëj nijet”) “ALLAHUME LEKE SUMTU VE BIKE AMENTU VE ALA RISKIKE IFTARTU” (O Allah, vetëm për Ty kam agjëruar, Ty Të besoj dhe me begatitë e Tua po bëj iftar.”).
Pasi nata e Lejletul Kadrit është kontakt i fuqishëm me Allahun xh.sh., secili besimtar i sinqertë në këtë natë orvatet të arsyetojë pozitën e vet lutëse dhe të arrijë kënaqësinë e shpirtit. Qetësinë e zemrës, gëzimin e shpirtit të vet, besimtari në këtë natë e gjen në duanë, në këtë azil përfundimtar të dynjallëkut: “ALLLLAHUME INNEKE AFUVUN TUHIBUL AFVE FA’FU ANI” (O Allahu im, Ti je Ai Që fal e do faljen, pra edhe mua më fal). Me thënien e lutjes natën e Lejletul Kadrit bëhemi të vetëdijshëm se gjithmonë është ngushlluesi dhe falësi i Nderuar i Cili na shpëton nga streset psikike dhe gjendjet shpirtërore të mundimshme. Falja e tij është e bollshme sidomos prej fillimit të kësaj nate dhe zgjat derisa të agojë. Duke iu drejtuar me lutje, me devotshmëri dhe krenari, ne në fund të Ramazanit sherif parashtojmë pyetjen së cilës secili mysliman i ndershëm mund t’i japë përgjegjjen e saktë: MEN LEM JUGFER FIKE FE BI EJI ZEMANIN JUGFERU LEHU?” (“Atij që nuk i falen mëkatet në ty, vallë në cilën kohë tjetër do t’i falen?”).
Sot më shumë se kurrë vuajmë nga mosrealizimi i dëshirave, e mosrealizimi i dëshirave njeriun e çon në depresion dhe apati. P.sh., edhe pse ka dy rrjete të kamerave kontrolluese në kullën e Ajfelit në Paris, të cilat janë vendosur për t’i mbrojtur vetëvrasësit, prej saj janë hedhur me qindra njerëz. Kulla e Ajfelit nuk është vendi i vetëm në botë e cila u shërben njerëzve në apati dhe me shpirt të trazuar, për kapitullim personal para provokimeve jetësore. Besimtari i vërtetë mysliman nuk e njeh shpritëngushtësinë, depresionin thyerje shpirtërore të tjera. Njeriu, përveç të tjerash është krjuar edhe për të gabuar, por për gabimet e veta të kërkojë falje nga Krijuesi. Roli më i madh i duasë është që të formojë një personalitet të shëndoshë psikikisht, i cili do të kuptojë esencën e jetës së njeriut dhe të luftojë për një botë sa më njerëzore, ekziston një praktikë e gjerë tek besimtarët tanë, që duatë dhe sidomos ato të hatmeve dhe jasinave me plot emocione ua dedikojnë shpirtrave të të vdekurve, që më së miri mund të realizohet në kohën e Ramazani sherifit. Kjo është mirë, por për besimtarët është nevojë e domosdoshme që të gjitha duatë kuranore dhe dua nga Pejgamberi a.s. dhe duatë që janë fryt i logjikës së tij, që sa më shumë t’i begatojnë me kuptim, sepse kuran është edhe ajo që hyn në duatë kuranore, që në radhë të parë u shpall të gjallëve si udhëzim të përgjithshëm jetësor.
Kur rrëfimet kuranore paraqiten në formë të duasë së sinqertë, më së pari në obligimet e përditshme në të gjitha normat fetare, atëherëë asgjë më nuk pengon që të vendoset lidhje me rahmetlinjtë duke shprehur ndaj tyre respekt dhe kujtim për ta. Mirësia e të vdekurve i obligon të gjallët me kujdes të detyrueshëm ndaj tyre, kështu që duaja e të gjallëve për të vdekurit e tyre, veçanërisht në netët e zgjedhura të Ramazanit, vjen si bazë serioze për aktivizimin e porosisë së Allahut në vetë ata.
Dhe, në fund, Krijuesit tanë mund t’i drejtohemi me lutjen: Thuaju zemrave dhe shpirtrave tanë, o Zot, se dashuria e përgjithshme është e dhuruar vetëm nga Ti, dhe se çdo gjë që punojmë, e punojmë në Emrin Tënd dhe me përvujtni këtë dua të Ramazanit Ta drejtojmë vetëm Ty duke besuar rahmetin Tënd dhe faljen Tënde.
Rrustem Spahiu
0 Comments