Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Es-selamu alejkum ue-rahmetullāhi ue-barekātuh.
Në parim, nëse dikush e merr ilaçin përmes hundës dhe ilaçi arrin në fyt, kjo do ta prishë agjërimin.
Në një situatë të tillë vetëm kazaja [agjërimi i një dite tjetër] e agjërimit të prishur do të jetë e obligueshme.
Nëse spraji i hundës mbetet në sipërfaqen e hundës dhe nuk arrin në fyt, agjërimi do të jetë i vlefshëm. Megjithatë, ka shumë të ngjarë që spraji i hundës të arrijë në fyt.
Ne jemi konsultuar me mjekë për çështjen në fjalë, jemi këshilluar se ekzistojnë sprej të fortë dhe efektivë të hundës që mund të merren dy herë në ditë, gjatë syfyrit dhe iftarit dhe kjo do të mjaftojë. Ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për këshilla të mëtejshme mbi këtë çështje.
Dhe Allahu Teala e di më së miri.
Përkthyer: Zëri Kur'anor
Muhammed Al Ameen AkooStudent Darul Iftaa
Afrika Jugore
Kontrolluar nga,
Mufti Ebrahim Desai.
Burimi:https://islamqa.org/hanafi/askimam/125034/usage-of-nasal-drops-whilst-fasting/
0 Comments