Advertisement

Responsive Advertisement

• “Mos u pikëllo” !

 


Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë

1 –Dije se nëse nuk jeton Brenda kufijve të ditës sate, shpejt do të të shpërndahet mendja dhe do t`I tejkalosh caqet. Kjo do të thotë që nëse zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen dhe nëse është mbrëmje mo sprit mëngjesin.

2 – Harroje të d…jeshmen me gjithë cka pate, mos mbaj mërzin e asaj që kaloi, se është marrëzi.

3 – Mos u preokupo për ardhmërinë se ajo I takon botës së panjohur, deri sa të të trokas në derë mos mendo për të.

4 – Mos u dridh nga kritikat, por qëndro I paluhatshëm, dije se kritika peshon sa vlera jote.

5 – Të besosh në Zotin e Madhëruar dhe të veprosh punë të mira është kënaqësia më e madhe e kësaj jete.

6 – Kush dëshiron stabilizim, qetësi e pushim shpirtëror, le t`I përmbahet të përmendurit e Allahut xh.sh.

7 – Dije se cdo gjë që ndodh është e caktuar nga Allahu xh.sh

8 – Mos prit falënderim prej askujt.

9 – Mësoje shpirtin të ballafaqohet me fatkeqësitë.

10 – Ndoshta kjo që të ndodhi është më e dobishme për ty.

11 – Cdo caktim për besimtarin është I dobishëm për të.

12 – Shikoji të mirat që të dha Allahu xh.sh , pastaj falënderoje Atë.

13 – Ajo që ti posedon është më e vlefshme se gjithcka që kanë njerëzit.

14 – Prej një ore në orën tjetër, prite rrugëdaljen.

15 – Nga belatë e mëdha dalin lutjet e sinqerta.

16 – Fatkeqësit ta forcojnë zemrën dhe ti celin sytë.

17 – Me të vërtetë pas vështirësive pasojnë lehtësimet.

18 – Mos të të thyejnë gjërat e pa vlera.

19 – Me të vërtet Zoti yt ka mëshirë të gjërë

20 – Mos u nervozo…mos u nervozo…mos u nervozo.

21 – Jeta është buka, uji dhe hija e freskët, mos kërko tepër.
“ E NË QIELLË ËSHTË FURNIZIMI JUAJ DHE AJO QË JU PREMTOHET ” (Kur`an 51:22)

22 – Shumicave e gjërave që ju frikohesh, nuk janë të vërteta.

23 – Tek të lënduarit merr shembull.

24 – Nëse Allahu xh.sh e do një popull, e sprovon atë.

25 – Përserit lutjet që I ka lexuar Muhammedi a.s në gjendjet e vështira të Tij.

26 – Përmbaju punëve serioze e të frytshme, largoju zbrazëtirës.

27 – Leri të pavërtetat dhe mos beso në cdo gjë qe përhapet .

28 – Inati dhe hakmarrja dëmton më tepër shëndetin tend se sa kundërshtarin

29 – Cdo gjë që të preku nga fatkeqësit s`është tjetë, pos falje mëkatesh.

Të marrura nga libri “ Mos u trishto” Aid el-Karni

Post a Comment

0 Comments