Kelimei - shehadeti - Të deklaruarit e fesë, shprehet kështu:
"Esh'hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh'hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu - Besoj dhe deklaroj se ekziston vetëm një Zot - All-llahu dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij ".
Me këtë dekleratë njesohet besimi Islam - imani me urdhëresat praktike - Islamin.
Krahas emrave të All-llahut xh.sh. që na obligojnë t'u nënshtrohemi dispozitave të Tij, me anë të Kelimei - shehadetit e shprehim edhe emrin e Muhammedit alejhisselam, me çka zotohemi se do të shkojmë rrugës së Tij dhe se do ta ndjekim sunnetin e tij. Kjo do të thotë se do ti kryejmë e në jetë do t'i zbatojmë të gjitha urdhëresat e Zotit të natyrës praktike, të cilat i zbatoi Muhammedi alejhisselam.
0 Comments