Advertisement

Responsive Advertisement

A PRISHET AGJERIMI ME PRAKTIKIMIN E HIXHAMES?

 


Nxjerrja e gjakut me anë të hixhames! Dijetarët Islam në lidhje me daljen e gjakut nëpërmjet hixhames kanë dy mendime:

Një grup prej tyre janë të mendimit se dalja e gjakut me anë të hixhames nuk e prish agjërimin; këtë mendim e kanë Hanefitë, Malikitë dhe Shafitë, këta janë argumentuar me hadithin e Ibnu Abasit se Profeti salallahu alejhi ue selem, ka bërë hixhame kur ka qenë agjërueshëm dhe me ihram” . Buhariu

Ndërsa grupi i dytë i dijetarëve janë të mendimit se hixhamja e prish agjërimin, sepse ajo shkakton dobësimin e agjëruesit, këtë mendim e mbështet imam Ahmedi dhe janë argumentuar me hadithin: “E ka prish agjërimin ai që i bëhet hixhamja dhe ai që bën”. Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesai.


Post a Comment

0 Comments